Cardi B festoi ditëlindjen e 31-të në mënyrën më unike, ashtu siç vetëm ajo di.
Këngëtarja ka marrë si dhuratë një surprizë të këndshme nga partneri i saj Offset.
Një dhomë e tërë në shtëpinë e tyre ishte mbushur me petale trëndafili dhe buqeta gjidande lulesh. Kjo pamje e mrekullueshme sigurisht nuk mund të lihej pa shoqëruar edhe me një urim nga partneri në të cilën shkruhet “Gëzuar ditëlindjen Cardi B”.
Por dhuratat për këngëtaren nuk mbaruan me kaq, pasi i shoqi i dhuroi asaj 3 çanta “Hermes” me vlerë 500 000 dollarë. Në rrjetet sociale përmes një videoje, këngëtarja shprehu dashurinë e saj për partnerin ndërsa e falenderoi edhe për surprizën.









