Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy prej emrave që na bëjnë krenarë. Të dyja artistet nuk humbasin rastin që çdo herë të përmendin prejardhjen e tyre, kësisoj duke u quajtur ambasadore të Shqipërisë e Kosovës. Por siç dihet dy artistet prej vitesh nuk flasin me njëra-tjetrën. Dua ka bërë lëvizjen nga ana e saj duke përmendur emrin e Ritës dhe duhet thënë, në mënyrën më speciale.
Në një intervistë për “Line Of Best Fit”, teksa Dua shprehej se ndihej krenare që i përfaqësonte dy vendet, ku shtoi se do të donte që Kosova të njihej si vendi i saj dhe i Ritës.
“Pra, nëse dikush thotë oh, ku është Kosova?’ njerëzit mos thonë është mes Italisë dhe Greqisë, por Rita Ora është nga atje, Dua Lipa nga atje”, ka thënë ajo.
Kujtojmë se dy netë më parë Dua Lipa performoi në Tiranë, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë, duke mbyllur edhe turin e saj “Future Nostalgia”.
Ajo mori nënshtetësinë shqiptare e cila iu dorëzua nga presidenti Begaj.








