George Clooney ndihet me fat që ka takuar bashkëshorten e tij, Amal, me të cilën u martua në vitin 2014. Ata po kalojnë një kohë vërtet të mrekullueshme së bashku dhe deri më sot nuk kanë pasur asnjë grindje.
Në një intervistë të fundit, Clooney u shpreh se me Amal ndihet sikur ka kapur jackpot-in.
“Mbaj mend që ishim këtu me ju disa kohë më parë dhe mbaj mend që thamë se nuk do të kishim kurrë një grindje. Ende nuk e kemi bërë. Ne po përpiqemi të gjejmë diçka për t’u zënë”, u shpreh ai në “CBS Mornings”.
Çifti janë prindër të binjakëve 7-vjeçarë Alexander dhe Ella.
“Fëmijët tanë janë shtatë, gati tetë vjeç, që është një moshë mjaft e madhe. Ata janë vërtet kurioz dhe qesharak. Çdo prind mendon se fëmijët e tyre janë të mrekullueshëm por fëmijët tanë janë komik dhe na bëjnë të qeshim”, tha aktori 63-vjeçar.








