Billie Eilish dhe Jesse Rutherford janë zyrtarisht çifti më i ri i showbiz-it. Dyshja janë fotografuar duke shkëmbyer puthje në buzë, duke konfirmuar kështu atë që përflitej prej disa ditësh. Në pamjet e publikuara, të dy duken shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Siç shihet nga vetë fotot çifti ecin në rrugë duke u përqafuar, puthur, kapur për dore dhe duke buzëqeshur pa u fshehur.








