Ali i kërkon Semrës t’i tregojë të vërtetën Dujgusë dhe nëse ajo nuk e bën, ai do i tregojë vetë. Jusuf i jep Seherit një detyrë që i duhet në shkollë dhe ajo duhet t’i përgjigjet disa pyetjeve. Seher nuk di shumë për veten, por Jaman po. Një nga pyetjet është profesioni i Seherit dhe Jaman i tregon se ajo është kuzhiniere shumë e mirë. Ai nis të kujtojë kohët e tyre bashkë në kuzhinë. Seher habitet që Jaman di kaq shumë për të deri tek historia e shenjës që ajo ka në fytyrë. Megjithatë dyshimet e saj për të kaluarën nuk e lënë të qetë dhe shkon hap kasafortën e Jamanit. Seher shokohet kur zbulon se ajo ka tentuar vërtet të vrasë Jamanin.