Pas një sezoni të lodhshëm e të ngarkuar, për Miriamin dhe Albanin është koha për pak pushim. Bashkë me vogëlushen e tyre, Ameli janë nisur drejt Turqisë për të kaluar disa ditë relaksuese dhe ku ka më bukur se në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ndërkohë që u mahnitëm nga linjat trupore perfekte që Miriam gëzon pas lindjes së vajzës, fotot e të voglës Ameli na kënaqën sytë. Këngëtarja simpatike ka ndarë me të gjithë ndjekësit një çast të bukur, nënë e bijë. E rrethuar nga qindra topa, Ameli nuk ka ndërmend të dalë që aty. Miriam e ka cilësuar si shtëpinë e saj të dytë duke na lënë të kuptojmë që vogëlushja nuk është tunduar nga dielli apo plazhi, por ka preferuar të qëndrojë në “habitatin e fëmijëve”. Si një kukull e vogël qëndron e qetë duke luajtur ndërkohë që mami Miriam sheh tërë emocion të bijën./revistawho.com