Pique dhe Shakira i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre pas 12 vitesh bashkë. U aludua se krisja erdhi pasi futbollisti e tradhtoi këngëtaren, por ndryshe thonë miqtë e futbollistit.
Gazetari Jose Antonio Aviles, i cili u shfaq në emisionin ‘Viva la Vida’ pasi foli me disa njerëz të afërt të Pique, tha: “Dikush shumë i afërt me Pique -n më ka siguruar se nuk ka pasur asnjë pabesi nga ana e tij”.
“Ai është habitur për ndarjen dhe deklaratën që Shakira ka dërguar”, tregoi gazetari.








