Me një kontroll të shpejtë në rrjetet sociale, kupton se ngjyra e bardhë mbetet e preferuara e moderatoreve shqiptare. Nga formatet e spektakleve dhe emisionet e përditshme, zgjedhja e fytyrave të njohura të ekranit ka qenë përherë e bardha.


Arbana Osmani, Bieta Sulo, Bora Zemani, Alketa Vejsiu, Fjodora Fjora, Fjoralba Ponari kanë ndarë në ‘Instagram’ disa nga veshjet që kanë zgjedhur në emisionet që drejtojnë, në ngjyrë të bardhë.
Evidentimi i një veshjeje të tillë ka qenë i menjëhershëm sepse edhe ndjekësit i kanë komplimentuar këto kombinime për shkak të hijeshisë së të bardhës.
Më poshtë ju sjellim disa prej tyre:/revistawho.com











