Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit 20/12/2025
Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur! 20/12/2025
Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni! 20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”! 20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…” 19/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Nuk kisha para për të paguar qiranë”, “The Sun” shkruan për Mirela Sulën: Gruaja që nuk u dorëzua dhe tani drejton një perandori!

03/07/2024
in Breaking News
Reading Time: 8 mins read
A A
“Nuk kisha para për të paguar qiranë”, “The Sun” shkruan për Mirela Sulën: Gruaja që nuk u dorëzua dhe tani drejton një perandori!

Në vitin 2012, Mirela Sula 49 vjeçe, u shpërngul bashkë me të birin nga Shqipëria në Angli me një vizë pune. Rrugës humbi bagazhet e saj dhe mbërriti në Londër vetëm me një çantë dore dhe më pas ajo nuk pati zgjidhje tjetër veçse të punonte si pastruese, punë që e kishte 1 orë larg nga ku banonte, për të fituar para që të blinte vetëm një krevat.

Por, ai apartamenti-studio i vogël në Kilburn, ku ajo jetonte, ishte i mbushur plot me minj dhe vetëm pas 7 ditësh, Mirela u pushua nga puna duke mbetur e stresuar dhe me vështirësi për të paguar qiranë.

“Isha e tmerruar. Djali duhet të flinte në dysheme. Aty kishte shumë minj dhe ai nuk arrinte të flinte. Ishte vërtet  gjendje e keqe. Ishte një periudhë kohe që më duhet të mendoja se kush jam dhe çfarë dua të bëj në jetë. Dhe më ka ndihmuar shumë të kuptoj mirë njerëzit”, ka thënë ajo për “Fabulous”.

Mirela e kishte të vështirë të paguante faturat dhe kishte mbetur e pastrehë disa herë. Asaj i duhej të merrte para borxh te mikesha e saj për të paguar qiranë.

“Nuk kisha shumë herë para për të paguar qiranë. Kisha vetëm një kërcënim se duhet të largohesha. Ishte dikush që më thoshte: Duhet të largohesh.”

E dëshpëruar për të përmirësuar jetën e saj dhe të të birit, Mirela nisi të hulumtonte mundësi të reja.

Më pas ajo filloi të punonte part-time vullnetare në një organizatë bamirësie në Londër, për dhunën në familje, ku vendosi objektivat e saj dhe arriti të bashkonte qindra gra, mes tyre ishte dhe nëna e Rita Orës. Gjatë kohës që drejtonte “workshops” e bamirësisë, Mirela kuptoi se grave u mungonte besimi dhe kishin frikë të linin marrëdhëniet e tyre abuzive sepse nuk kishin kursime të tyret.

“Kisha një qëllim që më thërriste”.

Ajo donte t’i jepte një zgjidhje këtij problemi dhe më në fund në vitin 2016, iu dha  e drejta që të drejtonte një biznes në Mbretërinë e Bashkuar. Shumë shpejt, pa u plotësuar një dekadë, Mirela është tanimë një sipërmarrëse e suksesshme dhe drejton rrjetin më të madh të klubit të grave në botë.

“Global Woman Club” është bërë një qendër për gratë në mbarë botën, duke tërhequr liderë, sipërmarrës dhe profesionistë nga fusha të ndryshme. Me fokus në zhvillimin personal dhe profesional, “Global Woman Club” organizon ngjarje mujore Masterminds dhe Networking në Londër dhe në mbarë botën, duke krijuar një mjedis mbështetës për gratë që të mësojnë, të rriten dhe të lidhen.

Mirela është tashmë mbretëresha e rrjeteve bashkë me Dua Lipën, Rita Orën.

“M’u desh pak kohë që të filloja biznesin sepse nuk më lejuan të hapja një biznes apo të punoja me kohë të plotë në këtë vend,  isha me vizë studentore. U emocionova shumë kur mësova se në këtë vend nuk të duhet një diplomë, thjesht duhet të dëshmosh se mund të ndihmosh të tjerët. Dhe nëse e bën këtë, je në rrugën e duhur.

“Dua të ndihmoj gratë. Ky është qëllimi im. Ky është misioni im.”

Mirela rrëfen se po punonte gjithë kohës për të nisur biznesin, aq sa djali i saj e akuzonte se nuk ishte prezente.  “Po punoja shumë orë. Kur jam e apasionuar pas diçkaje, thjesht gjej një mënyrë për ta bërë”.

“Kur fillova klubin e parë në Londër në vitin 2016, i bëja të gjitha këto ngjarje falas. Më pas krijova një Eventbrite, gjeta një vend në qendër të Londrës dhe i ftova të gjithë. U shit për 24 orë. Dhe në një vit, ne kishim ekskluzivitetin e klubit në 14 vende. Mirela shpjegoi se pandemia e Covid-19 rezultoi sfiduese për biznesin, por pavarësisht kësaj, sot kompania po lulëzon dhe po rritet.

“Para Covidit-it, ne kishim një zyrë në Oxford Street dhe kishim një ekip vërtet të mirë. Dhe më pas erdhi kovidi dhe ne u njohëm me profesionin e pavarur dhe punën nga shtëpia. Tani kam mbi 30 njerëz që punojnë çdo muaj me mua. Kemi njerëz nga Afrika e Jugut, nga Shtetet e Bashkuara, nga Filipinet, nga Shqipëria, nga kudo. Ne bëjmë gjithçka në internet tani. Kur erdhi Covid-19, pothuajse humba gjithçka. Dhe unë kam rindërtuar gjithçka nga e para. Ne kishim 27 klube deri në fund të viti 2019 dhe për shkak se ne i kemi të gjitha ngjarjet dhe takimet “live”, prej pandemisë, i humbëm të gjitha, në të gjitha klubet”.

“Por tani, ne kemi krijuar një perandori digjitale, kemi një aplikacion, kemi një akademi në internet, kemi portalin e anëtarëve, kemi shumë kurse online, kemi një komunitet të madh online. Viti i parë pas kovidit ishte vërtet i keq, por tani jemi rikthyer në rrugën e duhur. Unë e nisa biznesin, por gjithçka kishte të bënte me pasionin. Vitin e parë që arrita gjashtë shifra, arrita rreth 300,000 £. Vitin e dytë e dyfishova”.

“Dhe vitin e tretë, thuajse e dyfishova përsëri. Ne do të shkojmë përsëri, për të arritur 1 milion paund deri në fund të vitit. Vizioni im tani është të rris organizatën. Dhe kjo është arsyeja që unë nuk fokusohem te paratë tani. Ëndrra ime është të ndërtoj një nga organizatat më të mëdha në botë ku gratë kanë një zë,  kanë një platformë, aty ku ato të ndihen të lidhura, të sigurta“.

“Jeta ime është një pushim 12-mujor”.

Mirela tregoi se jeta e saj ka ndryshuar totalisht që nga nisja e biznesit, thuajse dhjetë vjet më parë.

“Unë jam një person krejtësisht tjetër tani. Unë jam në një nivel tjetër mendësie dhe kam një nivel tjetër të të parit të jetës. Paqja shpirtërore që kam krijuar, aftësitë që kam ndërtuar, mendësia dhe gjithçka tjetër, e ka ndryshuar jetën time.”

Falë punës së saj, Mirela po udhëton gjithë kohës nëpër botë dhe tani nuk duhet të shqetësohet më se si do t’i paguajë faturat.

“Jeta ime është një festë 12-mujore sepse puna që bëj është e lidhur me udhëtimet. Unë udhëtoj dy ose tre herë në muaj në vende të ndryshme. Javën e kaluar isha në Kosovë në një hotel me pesë yje. Kishim tualete të bukura luksoze dhe pishina, masazhe dhe gjithçka. Kudo që shkojmë ka pesë yje. Shumicën e kohës, ne rezervojmë  fluturime “business class”. Unë jetoj një jetë të mrekullueshme. Stili im i jetesës ka ndryshuar krejtësisht”.

Dua të ndihmoj gratë. Ky është qëllimi im. Ky është misioni im.”

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Momenti më i ëmbël i mbrëmjes në Fest 64: Arilena Ara lexon kartolinën prekëse nga vajza e Salsano Rapit
Breaking News

20/12/2025
Operacion antidrogë në Turqi, mes të ndaluarve edhe aktorja e njohur!

Nuk mund të kesh miqësi me ish-in? Robert Berisha foli për Norën dhe na tha të kundërtën!
Breaking News

Nora dhe Roberti do të rikthehen bashkë, por jo ashtu siç mendoni!

20/12/2025
Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”!
Breaking News

Eni Vasili i dorëzon “Çmimin e karrierës” Orkestrës Simfonike të RTSH-së”!

20/12/2025
Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”
Breaking News

Ledion Liço thyen heshtjen pak para nisjes së BBV5: “Do të ndodhin për herë të parë…”

19/12/2025
“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy
Breaking News

“3 javët më të këqija të jetës sime”, këngëtarja shqiptare hap zemrën: Kam parë tmerr me sy

19/12/2025
Next Post
Urimi i Marinës për ditëlindjen e Getoarit, na i shkriu zemrat!

Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera