Puna e Valdrin Sahitit ka mbërritur sërish në eventet që ndiqen nga mbarë bota, siç është “Bet Awards”. Një nga këngëtaret e njohura amerikane, Yung Miami zgjodhi pikërisht të vishej nga Valdrin Sahiti për të parakaluar në tapetin e kuq.
![]()
Yung Miami shkëlqeu me një fustan të gjelbërt me detaje që e bënin shumë interesant dhe të veçantë nga të tjerët. Ajo u shpall si ndër të veshurat më bukur nga mediat e huaja dhe nuk kishim dyshim për këtë pasi Valdrini ka veshur edhe yje si Beyonce, Cardi B, Paris Hilton etj.







