Melisa dhe Andi duket se nuk i kanë marrëdhëniet dhe aq të mira me “Përputhen”. Pas mbarimit të emisionit, ata nuk morën pjesë në festë dhe as në ribashkimin e ish-konkurrentëve. Të ftuar në “Prive”, çifti sqaroi anën e tyre të historisë teksa Melisa u shpreh me këto fjalë: “nuk lëpij dot aty ku kam pështyrë”.
“Për mendimin tim, “Për’puthen” e kanë bërë njerëzit, që do të thotë se për çdo vendim apo për çdo gjë që është bërë aty brenda, kanë qenë njerëzit në mënyrë indirekte që vendosnin çfarë duhej bërë dhe për këtë arsye kanë ndodhur shumë gjëra që kanë dalë të paparashikuara dhe gjëra që nuk duheshin bërë, siç ishte dalja ime me një person tjetër. Unë e them publikisht kurrsesi nuk kam pasur asgjë me atë person, asnjë puthje në faqe nuk e kemi shkëmbyer sepse ka qenë loja e atillë, të dalim”, tha Andi.
“Për pjesën e reunion, në fakt jo vetë autorja, por dikush tjetër që ishte I brendshëm I emisionit na ka ftuar tek java e fundit e programit, por ne kemi refuzuar dhe domosdoshmërisht as te festa nuk mund të ishim. Unë të paktën nuk lëpij dot aty ku kam pështyrë. Eksperiencë e bukur, me gjithë ato kleçkat e veta, por gjithsesi…”, tha Melisa”








