Teksa fermerët po bashkëjetojnë me njëri-tjetrin prej dy muajsh në “Ferma VIP”, ata ndajnë edhe përvojat e tyre jetësore. Së fundmi ka qenë Albano ai që ka theksuar se nuk e mendon të jetojë larg mamasë së tij deri në ditën e fundit të jetës së saj.
“Puna e mamasë është e panegociueshme fare. Unë do jetoj me mamanë deri sa ajo të ketë jetë, ose unë të kem jetë. Çdo vajze që kam dalë ia kam shpjeguar. Nuk ka opsion për këtë. As këto stilet e bukura që mund të blejmë dy apartamente përballë. Të kem mamanë komshie unë”, ka thënë Albano.