Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ledjona Xheladinaj ndan videon e dhimbshme nga shtrati i rikuperimit: “Jam këtu vetëm falë duarve që s’më lëshuan kurrë” 07/11/2025
Rina ka dy fjalë për Feron dhe marrdhënien e tij me Arbenitën 07/11/2025
Mashtruesi i kriptomonedhave dhe gruaja e tij vriten brutalisht në Emiratet e Bashkuara 07/11/2025
 “Do të mungojnë buzët e mia…” Postimi i Kleas ndez rrjetin, a është një mesazh për Elgitin? 07/11/2025
“S’është puna që s’dua…”/ Laert Vasili tregon arsyen pse nuk është martuar!  07/11/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Nuk na prish punë minifundi, por minimendja!

02/10/2023
in Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A
Nuk na prish punë minifundi, por minimendja!

Nga Manjola Markola





E hëna nisi e bitisi vrullshëm. Mes trafikut të tejskajshëm, rrëmujës së qytetit, rrëmujës së mendjes e asaj të shpirtit më shumë, u fikën dritat e një dite plot të pritura e të papritura. Si çdo person, por nga profesoni dy-trefish duhet të kërkojmë, vëzhgojmë, mendojmë e zhvillojmë më tepër për atë që ndodh rrotull nesh. E duke kaluar nga një “story” në tjetrën në “Instagram” ndalova te njëra. Aty, tek Arbana. E ndalova dhe jo, nuk ishte një foto e thjeshtë, ishte shumë më shumë. Një koment për të cilin më erdhi keq, e të jem e sinqertë jo prej Arbanës (e cila e di shumë mirë se mund t’i japë kujtdo përgjigjen që meriton apo që fundja, ajo dëshiron të japë).

“Epo kështu e kanë vipat. Zbulohen në disa pjesë të trupit dhe mbi të gjitha harrojnë dhe shqipen. Pak nga pak po humbas respektin që kam pasur për ty. Mos harro, je nënë e tre fëmijëve”, shkruante komenti (sigurisht i keqshkruar nga ana ortografike). Nuk e di pse më erdhën ndërmend të gjitha gratë që janë vrarë këtë vit, e fundit një 35-vjeçare në Itali, e vrarë tak-fap nga i shoqi. Edhe aty komentet të tipit “ka bërë, pa e ka vrarë”, “nuk të vret njeri kot”, “kështu është kur nuk i rri burrit gati”, “ e ka merituar”, “ i lumtë dora”, të zinin sytë e frymën. Më e keqja? Shumica prej tyre janë prej grave, vajzave, prej aty nga ku solidariteti e empatia duhet të ketë rrënjët. Më erdhën ndërmend dhe fëmijët jetimë, nëna e të cilëve është vrarë nga babai, edhe fëmijët e grave që rriten me kornizat e prera të respektit që rritet e pritet nga cepi i fustanit. Edhe ato gratë që bukën e hanë me gjak, e gjumin e numërojnë me sekonda, para syve më erdhën ato varrat e fytyrave të vajzave që dhunohen prej fundit, prej bluzës, prej ajrit, prej qiellit, prej diellit, prej tokës, makinës, kafesë, prej hiçit, dreqit e shejtanit. “Je dhe nënë”? Po-po, një nënë është nënë. Por është qenie njerëzore, është grua, është motër, është bijë, është bashkëshorte, është nënë, nënë, nënë… Edhe? Ku janë shkruar të “të drejtat e detyrimet” që shkokan në cepin e fundit e bluzës? Ah po, në mendësinë e shoqërinë, rrënjën e kalbur të së cilës nuk po e shkulim dot. Ne jetojmë në këtë moçal që kundërmon erë kërmë. Po ne jetojmë këtu ku respektin  e presim me gërshërën e minifundit, e masim me peshoren e të tjerëve dhe e mbysim me thikën tonë…


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!
Jetë

Pas 140 vitesh ndërtim, Sagrada Familia thyen rekord si kisha më e lartë në botë!

01/11/2025
Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!
Jetë

Kjo është dita më e vetmuar për beqarët dhe jo, nuk është ajo që mendoni!

27/10/2025
20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!
Jetë

20 vjet magji dhe përsosmëri, “Electromagic & Miele”, një histori suksesi në Shqipëri!

25/10/2025
Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!
Jetë

Nga pasioni për teknologjinë te suksesi, udhëtimi i Arbër Veleshnjës dhe platformës “Timora”!

23/10/2025
Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure
Jetë

Digicom: Interneti më i shpejtë për vitin 2025, tani edhe më i sigurt me F-Secure

20/10/2025
Për familjen, identitetin dhe sakrificën, filmi “ADN”, magjeps publikun!
Jetë

Për familjen, identitetin dhe sakrificën, filmi “ADN”, magjeps publikun!

17/10/2025
Next Post
Ndryshime të mëdha mund të ndodhin për këtë shenjë horoskopi!

Këto shenja horoskopi sot do zbulojnë një informacion që nuk e dinin!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera