Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë! 05/03/2026
Elegancë në të zezë, Nicole Kidman rikthen klasiken në premierën e “Scarpetta” në New York 05/03/2026
Një bebe tjetër në familjen Kardashian, këtë herë pa baba! 05/03/2026
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

“Numri dy”, historia e djalit që nuk u zgjodh për të luajtur Harry Potter-in!

03/05/2023
in Jetë
Reading Time: 3 mins read
A A
“Numri dy”, historia e djalit që nuk u zgjodh për të luajtur Harry Potter-in!

Suksesi dhe dështimi janë një fije larg njëri-tjetrit, po a është lumturia prej suksesit gjithnjë e garantuar, kurse dështimi domosdoshmërisht një humbje?
Informacion i përgjithshëm rreth librit
Më 1999, u zhvillua audicioni për gjetjen e aktorit kryesor që do të luante rolin e Herri Poterit, rol që do ta shndërronte djaloshin fitues në njeriun më të famshëm në botë.
Qindra kandidatë morën pjesë në atë audicion, por në fund mbetën vetëm dy.
Ky roman tregon historinë e djalit që nuk u zgjodh.
Martin Hilli është një djalë i vogël dhjetëvjeçar, me një jetë të zakonshme. Aq sa mund ta lejojnë kushtet ku jeton pas divorcit të prindërve. Thuajse rastësisht, teksa ndjek të atin në një shesh xhirimi, Martini i bie në sy një producenti që po zhvillon filmin e parë të sagës së Herri Poterit. Fazë pas faze, djaloshi do të kalojë qindra kandidatë të tjerë, derisa në finale do të mbeten vetëm dy rivalë. Por fitues i rolit do të jetë djali tjetër. Kësisoj, Martinit do t’i shkërmoqen të gjitha shpresat që kishte ushqyer dhe tani e tutje do të krahasohet vazhdimisht me triumfin e gjithëpranishëm të rivalit të tij. Si mund ta marrë veten nga ky dështim, kur aventurat e magjistarit të vogël dhe përshtatjet e tyre kinematografike do të arrijnë sukses pas suksesi? Si do të jetojë Martini pas kësaj që ai e quan dështimin më të madh të jetës së tij?





Ky roman i ri i David Foenkinos-it, zbavitës dhe i pazakontë, nuk është thjesht historia e një dështimi. Martini thuajse ia doli mbanë, për një fije nuk e arriti suksesin dhe vendi i dytë është padyshim më i padurueshmi. Një fantazi melankolike përshkon gjithë romanin, që arrin të kapë me saktësi dhe lehtësi përhumbjen e një djaloshi që përballet vazhdimisht me krahasimin e asaj çka mund të kish qenë jeta e tij.
Kritika
Pena e parezistueshme e Foenkinos-it arrin të na bëjë të buzëqeshim përmes fatkeqësive të njëpasnjëshme që godasin Martinin e gjorë. (…) Autori arrin të tregojë që ndoshta nuk është kurrë vonë që njeriu të marrë në dorë frerët e jetës së vet, ndonëse sot, më shumë se kurrë jemi pre e diktaturës së lumturisë së të tjerëve.
La Presse
Ky roman është një reflektim mbi ringritjen e vetes në sfondin e suksesit të sagës së Herri Poterit. David Foenkinos e shndërron një ide gjeniale në një roman magnetik.
La Croix
Një meditim i ndjeshëm dhe dashamirës mbi shpëtimin nga dështimi.
Zbavitës dhe melankolik, mizor dhe dramatik. Zor se mund të gjesh një libër më intrigues se ky. Një histori e gjallë, e mprehtë dhe zbavitëse.
Autori
Le Parisien Le Figaro Littéraire Elle L’Obs
David Foenkinos është i njohur në Shqipëri përmes librave të tjerë të tij, botuar nga Pegi, si: “Delikatesa”, “Sharlota” dhe “Zigzage takimesh”. Në maj 2014, ai ka qenë i pranishëm në promovimin e librit të tij të parë të botuar në Shqipëri, “Delikatesa”. Ai është shkrimtar, regjisor dhe skenarist i famshëm francez. Është nderuar shumë herë me çmime nga më të ndryshmet, ndër të cilat Reanaudot dhe Goncourt des lycéens për romanin “Sharlota”.


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Next Post
Para dhe dashuri/ Fati sot qenka në anën e këtyre shenjave të horoskopit!

Para dhe dashuri/ Fati sot qenka në anën e këtyre shenjave të horoskopit!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera