Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
  BREAKING NEWS
E veshi djalin me kostum ngjyrë rozë në foton e parë publike, Rihanna ka një shpjegim të qartë për këtë! 21/09/2023
“Nuk kam pasur kurrë të dashur”, konkurrentja e “Love island” bën deklaratën e papritur! 21/09/2023
Sofia Vergara flet për ndarjen nga bashkëshorti si askush tjetër 21/09/2023
Lana Del Rey zbulon historinë sesi filloi punë si kamariere papritur 21/09/2023
Djali i Kim Kardashian tregoi gishtin e mesit para kamerave dhe reagimi i saj mori të gjithë vëmendjen 21/09/2023
Para
Pas

Revista Who
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Jetë

“Numri dy”, historia e djalit që nuk u zgjodh për të luajtur Harry Potter-in!

03/05/2023
në Jetë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Numri dy”, historia e djalit që nuk u zgjodh për të luajtur Harry Potter-in!

Suksesi dhe dështimi janë një fije larg njëri-tjetrit, po a është lumturia prej suksesit gjithnjë e garantuar, kurse dështimi domosdoshmërisht një humbje?
Informacion i përgjithshëm rreth librit
Më 1999, u zhvillua audicioni për gjetjen e aktorit kryesor që do të luante rolin e Herri Poterit, rol që do ta shndërronte djaloshin fitues në njeriun më të famshëm në botë.
Qindra kandidatë morën pjesë në atë audicion, por në fund mbetën vetëm dy.
Ky roman tregon historinë e djalit që nuk u zgjodh.
Martin Hilli është një djalë i vogël dhjetëvjeçar, me një jetë të zakonshme. Aq sa mund ta lejojnë kushtet ku jeton pas divorcit të prindërve. Thuajse rastësisht, teksa ndjek të atin në një shesh xhirimi, Martini i bie në sy një producenti që po zhvillon filmin e parë të sagës së Herri Poterit. Fazë pas faze, djaloshi do të kalojë qindra kandidatë të tjerë, derisa në finale do të mbeten vetëm dy rivalë. Por fitues i rolit do të jetë djali tjetër. Kësisoj, Martinit do t’i shkërmoqen të gjitha shpresat që kishte ushqyer dhe tani e tutje do të krahasohet vazhdimisht me triumfin e gjithëpranishëm të rivalit të tij. Si mund ta marrë veten nga ky dështim, kur aventurat e magjistarit të vogël dhe përshtatjet e tyre kinematografike do të arrijnë sukses pas suksesi? Si do të jetojë Martini pas kësaj që ai e quan dështimin më të madh të jetës së tij?


Ky roman i ri i David Foenkinos-it, zbavitës dhe i pazakontë, nuk është thjesht historia e një dështimi. Martini thuajse ia doli mbanë, për një fije nuk e arriti suksesin dhe vendi i dytë është padyshim më i padurueshmi. Një fantazi melankolike përshkon gjithë romanin, që arrin të kapë me saktësi dhe lehtësi përhumbjen e një djaloshi që përballet vazhdimisht me krahasimin e asaj çka mund të kish qenë jeta e tij.
Kritika
Pena e parezistueshme e Foenkinos-it arrin të na bëjë të buzëqeshim përmes fatkeqësive të njëpasnjëshme që godasin Martinin e gjorë. (…) Autori arrin të tregojë që ndoshta nuk është kurrë vonë që njeriu të marrë në dorë frerët e jetës së vet, ndonëse sot, më shumë se kurrë jemi pre e diktaturës së lumturisë së të tjerëve.
La Presse
Ky roman është një reflektim mbi ringritjen e vetes në sfondin e suksesit të sagës së Herri Poterit. David Foenkinos e shndërron një ide gjeniale në një roman magnetik.
La Croix
Një meditim i ndjeshëm dhe dashamirës mbi shpëtimin nga dështimi.
Zbavitës dhe melankolik, mizor dhe dramatik. Zor se mund të gjesh një libër më intrigues se ky. Një histori e gjallë, e mprehtë dhe zbavitëse.
Autori
Le Parisien Le Figaro Littéraire Elle L’Obs
David Foenkinos është i njohur në Shqipëri përmes librave të tjerë të tij, botuar nga Pegi, si: “Delikatesa”, “Sharlota” dhe “Zigzage takimesh”. Në maj 2014, ai ka qenë i pranishëm në promovimin e librit të tij të parë të botuar në Shqipëri, “Delikatesa”. Ai është shkrimtar, regjisor dhe skenarist i famshëm francez. Është nderuar shumë herë me çmime nga më të ndryshmet, ndër të cilat Reanaudot dhe Goncourt des lycéens për romanin “Sharlota”.







ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Je në mes të muajit dhe rroga ka fluturuar? Provo këtë truk kursimi!
Jetë

Je në mes të muajit dhe rroga ka fluturuar? Provo këtë truk kursimi!

16/09/2023
Më thuaj sa vjeç je, të të them orën kur duhet të bësh seks!
Jetë

Më thuaj sa vjeç je, të të them orën kur duhet të bësh seks!

14/09/2023
H&M Vjeshtë 2023: Një udhëtim nëpër romancën e pasuruar
Jetë

H&M Vjeshtë 2023: Një udhëtim nëpër romancën e pasuruar

13/09/2023
“Arsye dhe ndjenjë”, sekrete, gënjeshtra, joshje, një botë me botë!
Jetë

“Arsye dhe ndjenjë”, sekrete, gënjeshtra, joshje, një botë me botë!

11/09/2023
Ëndërr, punë, sukses, Linda Kora, modeli yt i frymëzimit!
Jetë

Ëndërr, punë, sukses, Linda Kora, modeli yt i frymëzimit!

04/09/2023
Nga jetimorja në ikonë mode, historia e jetës së Coco Chanel
Breaking News

Nga jetimorja në ikonë mode, historia e jetës së Coco Chanel

19/08/2023
Para
Para dhe dashuri/ Fati sot qenka në anën e këtyre shenjave të horoskopit!

Para dhe dashuri/ Fati sot qenka në anën e këtyre shenjave të horoskopit!







TË FUNDIT

E veshi djalin me kostum ngjyrë rozë në foton e parë publike, Rihanna ka një shpjegim të qartë për këtë!

E veshi djalin me kostum ngjyrë rozë në foton e parë publike, Rihanna ka një shpjegim të qartë për këtë!

21/09/2023
“Nuk kam pasur kurrë të dashur”,  konkurrentja e “Love island” bën deklaratën e papritur!

“Nuk kam pasur kurrë të dashur”, konkurrentja e “Love island” bën deklaratën e papritur!

21/09/2023
Sofia Vergara flet për ndarjen nga bashkëshorti si askush tjetër

Sofia Vergara flet për ndarjen nga bashkëshorti si askush tjetër

21/09/2023
Lana Del Rey zbulon historinë sesi filloi punë si kamariere papritur

Lana Del Rey zbulon historinë sesi filloi punë si kamariere papritur

21/09/2023
Djali i Kim Kardashian tregoi gishtin e mesit para kamerave dhe reagimi i saj mori të gjithë vëmendjen

Djali i Kim Kardashian tregoi gishtin e mesit para kamerave dhe reagimi i saj mori të gjithë vëmendjen

21/09/2023

MË TË LEXUARAT

  • “Mjaft e shitët veten kaq lirë”, mes aludimeve për ndarjen nga Olsi, Egli Tako reagoi (ashpër) për herë të parë!

    “Mjaft e shitët veten kaq lirë”, mes aludimeve për ndarjen nga Olsi, Egli Tako reagoi (ashpër) për herë të parë!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Do apo nuk do nuk qëndron dot larg Shakirës, Pique fotografohet në Miami

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ja kush do të këndojë në dasmën e Kleas dhe Elgitit!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Ish-banori i Big Brother Albania jep lajmin e bukur: Baba për herë të parë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Maestro publikoi, Luizi komentoi, rrjeti shpërtheu!

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera