Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!   09/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Intervista

Ogreni i “BB4”: Me Nedën festojmë 1-vjetorin e djalit, ja si ka ndryshuar jeta jonë

13/05/2016
in Intervista
Reading Time: 3 mins read
A A
Ogreni i “BB4”: Me Nedën festojmë 1-vjetorin e djalit, ja si ka ndryshuar jeta jonë

Çifti i vetëm i “Big Brother 4” që përfunduan në altar, Ogren Balluku dhe Neda Karafili, kanë festuar 1 vjetorin e djalit të tyre dhe 5 vjetorin e njohjes në një reality shoë, ku dashurinë e shkëmbyen si në një qiell të hapur për nga ekspozimi. Ai tani 32 vjeç, ajo 25 vjeçe dhe duket se kanë hyrë në rrjedhën e një jete të bukur dhe private, bazuar te familja që kanë krijuar.Si e përjetuan vitin e parë të prindërimit dhe pasioni që ruajnë për njëritjetrin tani që jetojnë në një shtëpi, i rrëfen Ogreni në këtë intervistë për gazetën “Panorama”.





Si ndryshon jeta për një djalë të ri si ty kur bëhet baba?

Jeta kur bëhesh baba është plot, kjo është fjala duhur. Lumturia dhe gëzimi që të jep çdo gjest, hap, fjalë apo pasthirmë e tij janë të papërshkrueshme.


Djali juaj ka festuar njëvjetorin, si po e përjetoni rritjen e tij?

Çdo ditë kur zgjohet në mëngjes, Serzh është një surprizë më vete. Presim me padurim atë çfarë do të bëjë apo do të thotë sot të re, ç’do ketë mësuar më shumë nga dje. Është aq i ëmbël dhe intrigues, sa që nuk të bën të dalësh nga shtëpia për punë. Ai është vonesa më e bukur dhe e justifikueshme ndonjëherë. Ndërsa momenti kur na sheh në orën 17:00 dhe padurimi me të cilin na pret te dera e shtëpisë, kur kthehemi nga puna, na bën të ndihemi njerëzit më të dëshiruar në botë. Megjithëse tashmë Serzh i kaloi 14 muajt, ai sërish turret së pari te të pirit e gjirit, që i mungon për më shumë se 8­9 orë çdo ditë. E përveç kënaqësisë së madhe që na fal, këtë periudhë që sapo ka filluar të ecë e të vrapojë, ka menduar edhe të na trajnojë e të na djersitë mjaftueshëm duke i shkuar nga pas kudo, për të na vënë në gjumë në darkë, të rraskapitur, por të lumtur pa fund.

IMG_4844-500x301

Por deri tani nuk keni publikuar asnjë foto të tij, kaq supersticiozë jeni?

Në fakt, meqë Serzh është ende shumë i vogël, ne mami dhe babi vazhdojmë të jemi pak supersticiozë. Madje edhe në funpage­t tona nuk kemi nxjerrë gjë tjetër deri më sot, përveç ndonjë fotoje për së largu.

Ku po punoni aktualisht dhe si e menaxhoni orarin zyrtar me kujdesin për djalin?

Sa për punët, ne jemi të angazhuar në administratë. Unë kam kohë që punoj pranë Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa Neda filloi këtë janar punë në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinise, meqë edhe djali u bë 1 vjeç. Kështu që tani kemi hyrë plotësisht në rrjedhën normale dhe të bukur të jetës.

gdgdfg-500x582

Kujtoheni si çifti romantik i “Big Brother”. Jeni të pasionuar ende po aq sa dikur kur s’ishit prindër?

Sigurisht. Megjithëse djali bën maksimumin për të qenë gjithmonë mes nesh, dhe kërkon dedikim në çdo çast, ne përpiqemi t’i “vjedhim” pak kohë të vyer vetëm për ne të dy, sa herë na jepet mundësia.

Ndodh që të rezervoni arratisje për të shijuar intimitetin në çift?

Tashmë kemi krijuar ato hapësirat tona të rregullta gjatë ditës dhe javës, ku shijojmë njëri­tjetrin dhe gjërat që kemi dëshirë të bëjmë. Kjo edhe falë disa njerëzve të dashur që na rrethojnë dhe na ndihmojmë me shumë kënaqësi, herë pas here me djalin. (Panorama)

Tags: bb4djalijetemartesanedaogreni
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!
Intervista

EKSKLUZIVE/ Kapitulli i ri i Keisit dhe Stresit!

08/05/2025
Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!
Intervista

Kristina Baki, udhëtim drejt mrekullisë!

13/04/2025
Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!
Intervista

Erik Minati: Një parfum i mirë, e bën botën vend më të mirë!

28/03/2025
INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!
Intervista

INTERVISTA EKSKLUZIVE / Heidi në dhomën e rrëfimit, për vitin që i ndryshoi jetën!

14/03/2025
Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!
Intervista

Elona Meta, fuqia e gruas përtej mjekësisë!

13/02/2025
Next Post
I dedikohet këngë labe Shukriut: “Ç’na bërë kryetar të dhamë votat na dhe….” (VIDEO)

I dedikohet këngë labe Shukriut: “Ç’na bërë kryetar të dhamë votat na dhe….” (VIDEO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera