Ambra ka qenë shpeshherë “molla e sherrit” mes Olsit dhe Fjorentinës. Trekëndëshi i krijuar mes tyre ka sjellë konflikte jo vetëm brenda shtëpisë por dhe jashtë saj. Ditën e sotme Olsi dhe Fjorentina dhanë lajmin e ndarjes duke shkaktuar konfuzion mbi arsyen që morën një vendim të tillë. Ajo që na habiti ishte reagimi i Ambrës. Ajo nuk ka pasur asnjëherë marrëdhënie të mirë me Fjorentinën, por ky postim me pyetjen” Kush u nda? “na ngjau paksa me nota ironike. Lajmi për ndarjen është përhapur kudo nëpër media, saqë vështirë të besojmë Ambra nuk e ka marrë vesh./revistawho.com