Më 21 gusht, Amar bën 1 vjeç dhe Olta Gixhari ka vendosur që shumë shpejt ta bëjë me motër ose vëlla. Këtë e ka treguar vetë aktorja duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram, të cilët kanë pasur kuriozitet që nga jeta e saj në Spanjë deri tek partneri dhe djali.
“Po mendoni për një fëmijë të dytë?”
“Po së shpejti”- i përgjigjet Olta.
Aktorja tregon se djalin dhe partnerin nuk e shfaq nga frika e syrit të keq.
“Nuk më le burri ta shfaq as atë as çunin. Na marrin m’sysh më thotë”, thotë Olta.








