Aktori turk Baris Arduc, i njohur për publikun shqiptar nëpërmjet rolit të ‘Omerit’ në serialin ‘Dashuri me qira’ prej disa kohësh flitet se është ndarë nga e dashura e tij. Ata kishin një lidhje dy vjeçare dhe gjithçka shkonte mirë derisa angazhimet e tyre lidhur me karrierën i detyruan të largoheshin. Baris ka shkuar në Tailandë për të mësuar boks dhe ka një muaj që nuk është kthyer, ndërsa e dashura e tij, aktorja Gupse Özay është duke u marrë me një projekt të ri kinematografik. /revistawho.com