Filmi “Oppenheimer” nga Christopher Nolan fitoi çmimin më të madh në ceremoninë e 96-të të çmimeve Oscar.
Filmi ishte i nominuar në 13 kategori dhe fitoi 7, përfshirë filmin më të mirë, regjisorin më të mirë për Christopher Nolan, aktorin më të mirë për Cillian Murphy dhe aktorin më të mirë dytësor për Robert Downey Jr.
“Kam ëndërruar për këtë moment për kaq shumë kohë, por tani që jam këtu, gjithçka më ka ikur nga koka”, tha producentja Emma Thomas, që falënderoi bashkëshortin, fëmijët dhe të gjithë ekipin.
“Kam pasur një përvojë të mrekullueshme mbi 20 vjet me Chris dhe Emma-n. Ishte ngazëllyese të punoja me ta”, u shpreh producenti Charles Roven.