Ori Nebiaj është infektuar me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur Isli Islami, i cili tregoi gjatë programit të sotëm që ajo është mirë me shëndet dhe sigurisht është karantinuar për t’u rikthyer në televizion së shpejti.
“Ori është mirë dhe i urojmë shërim të shpejtë. Mua më bie barra mbi kurriz sepse duhet të fus byrekun në furrë”, tha Isli me shaka. Kur moderatori ishte i infektuar, para disa javëve, Ori u kujdes që t’i dërgonte byrek si ushqimi i tij i preferuar dhe kolegu tashmë do t’i kthejë nderin.

Ori i shtohet listës së gjatë të personazheve publikë që kanë rezultuar pozitiv ndaj Covid-19./revistawho.com







