Orinda është treguar e kujdesshme gjatë shtatzënisë duke e treguar barkun vetëm përmes fustaneve e veshjeve ndonjëherë edhe të ngushta. Fotot me rrobabanjo i ka kursyer…Por jo Turi. Ky i fundit e ka vendosur të na japë sa më shumë material nga shtatzënia e Orindës, duke publikuar shpeshherë foto për të cilat ajo i bën namin më pas. Ja sot Turi e ka fotografuar Orindën me rrobabanjo gjatë pushimeve të tyre e madje duke bërë humor se vajza do bëhet roje plazhi.
Orinda e ka ripostuar foton duke iu kthyer Turit për faktin që e poston ashtu bruto, pa filtra, pa gjë. “Po s’e mban hiç dorën, ashtu bruto, të lumtë”-shkruan ajo.
“Jemi familja pa filtra ne”- i thotë Turi.
Me apo pa filtra, falë Turit ne po shohim edhe momente të Orindës jashtë perfeksionit të Instagramit, por edhe situata gazmore mes çiftit.