Një ftesë por që në dukje nuk ngjan si e tillë, ka qenë ideja e Orindës për të ftuarit! Nëse keni në mendje diçka tradicionale, atëherë përgatituni të “surprizoheni”. Një cilindër plastik me disa fije livando brenda, i mbështjellë me disa pjesëza thesi dhe dantelle, ku anash bashkangjitej një letër, ka qenë mënyra që nusja ka zgjedhur për t’i bërë “skip” traditave të zakonshme. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ori Nebijaj nuk ka ngurruar ta postojë në “InstaStory” ftesën për dasmën e çiftit, ku ka gjetur rastin të urojë publikisht Orindën për idenë e gjetur. Ky detaj tregon që ceremonia do të jetë shumë larg modelit klasik, prandaj mezi po presim të shohim çfarë ju ka shkuar tjetër në mendje!