Edhe pse akoma cilësohet si evenimenti më prestigjioz i kinematografisë botërore, ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscars, i ka rënë shkëlqimi. Kjo pasi mediat amerikane kanë raportuar se interesimi i njerëzve për ta ndjekur është ulur dukshëm në dekadën e fundit. Audienca e kësaj ceremonie madhështore ka rënë me 70%. Vlerësimet kanë rënë vazhdimisht me disa milionë çdo vit që nga viti 2014, përveç vitit 2019, kur pati një rritje modeste prej 3.1 milionë shikuesish. Vitin e kaluar, vlerësimet për shfaqjen ranë me më shumë se 50% nga një vit më parë dhe sipas prestigjiozes, “The Hollywood Reporter”, këtë vit Oscars u rimëkëmb pak nga ceremonia e vitit të kaluar, e cila tërhoqi vetëm 10.4 milionë shikues, numri më i ulët ndonjëherë.
Transmetimi i ceremonisë së sivjetme që zgjati pothuajse katër orë ka tërhequr 15.36 milionë shikues bazuar në të dhënat e Neilsen dhe kjo shifër tregon një rritje prej 56% në krahasim me Oscars 2021.
Gjithsesi, ceremonia e Oscars e vitit të kaluar mbetet me nivelin më të ulët të të gjitha kohërave prej 10.4 milionë shikuesish dhe bëri që Akademia dhe ABC të ndryshonin shumë rregulla në përpjekje për të tërhequr më shumë shikues./revistawho.com