Aktori shumë i njohur turk Burak Ozçivit, që shumë e njohin për rolin e “Osmanit” është akuzuar nga 4 punonjës të serialit për ofendim. Punonjësit kanë ngritur kallëzim penal ndaj aktorit duke pretenduar se ai i ka fyer teksa xhironin serialin “Osmani”. Mediat turke shkruajnë se është nisur një hetim kundër Burak me akuzën e “fyerjes publike të më shumë se një personi”.
Ozçivit në një deklaratë tha: “Është e vërtetë që situata në xhirime ishte stresuese, por unë kurrë nuk kam ofenduar dikë. Të gjithë ata që më njohin e dinë që unë nuk jam person që fyej”.