Aktori Burak Ozcivit i njohur si “Osmani” prej rolit të tij në serialin e suksesshëm, ka nisur pushimet me familjen. Burak ndodhet në Bodrum me bashkëshorten, Fahriye Evcen dhe djalin Karan. Çifti po i kalojnë ditët e pushimit në shtëpinë që blenë vitin e kaluar për 6 milion lira turke. Mediat turke raportojnë se Burak dhe Fahriye kanë një staf të tërë që kujdeset për ta gjatë pushimeve dhe kanë blerë gjithashtu një varkë peshkimi. Çifti u fotografua gjatë pushimeve teksa të gjithë vëmendjen e mori djali i tyre i cili për herë të parë shfaqet në publik. Karan është rritur shumë dhe Burak e Fahriye kujdesen gjatë gjithë kohës për të. Familja u shfaqen duke notuar në pishinë e më pas duke luajtur lojëra./revistawho.com