Nuk ka kaluar një muaj nga ndarja e Avril Lavigne me Mod Sun, por këngëtarja menjëherë ka nisur një romancë të re. Të hënën ajo është parë me reperin Tyga duke u puthur në buzë, në festën Mugler x Hunter Schafer gjatë Javës së Modës në Paris. 38-vjeçarja dhe reperi u puthën për herë të parë në publik.

Avril dhe Mod Sun ndanë rrugët e tyre dy javë më parë pas një romance dyvjeçare. Pas ndarjes, këngëtarja u pa duke darkuar me Tyga dhe miqtë dhe më pas duke u përqafuar me reperin përpara se të largoheshin me të njëjtën makinë.









