Blendi Fevziu lajmëroi sot rifillimin e sezonit të ri, por na tregoi edhe se meriton shumë urime pikërisht sot.
Më 31 dhjetor të vitit 1997, Blendi Fevziu doli për herë të parë në transmetim me emisionin ‘Opinion’, që sot mbush plot 24 vite në transmetim, e prej 2 shtatorit nis sezonin e 25-të. Ky program ka thyer ndër vite çdo rekord shikueshmërie të emisioneve politike dhe ka pasur të ftuar të jashtëzakonshëm, e disa nga përballjet politike që kanë shenjuar historinë e vendit.
Me një video nga studio, gazetari i njohur rrëfen se sezoni ri do sjellë risi, një studio të rinovuar dhe shumë surpriza.
“Sot mbushen 24 vjet te emisionit Opinion. Ne 2 Shtator 21:00, nisim sezonin e 25-te. Çerek shekulli ne transmetim”, shkruan Blendi.
View this post on Instagram
Urimet, nga miq, koleg e fansa nuk kanë munguar./revistawho.com