• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Pa u bërë ende publike, merr fund lidhja mes dyshes së njohur

Për 4 muaj me radhë, Naomi Campbell dhe Liam Payne u përfolën për një histori dashurie mes tyre. Pavarësisht se mediat rozë shkruanin çdo ditë për ta, ata preferuan të qëndronin të heshtur. Megjithatë duket se romanca mes modeles dhe këngëtarit nuk zgjati shumë, sepse së fundmi është mësuar se i kanë dhënë fund marrëdhënies. Burime për “The Mirror” kanë treguar se Naomi dhe Liam janë ndarë, por ata të dy kanë mbetur miq me njëri-tjetrin. Ndërkohë “The Sun” shkruan se marrëdhënia e tyre nuk ishte interesante dhe se Naomi u mërzit shpejt me këngëtarin. Spekulimet për një lidhje të mundshme mes të dyve nisën kur ata festuan Vitin e Ri bashkë në Ghana. Më pas ata linin shpesh komente flirtuese në fotografitë e njëri-tjetrit në rrjete sociale, duke shtuar dyshimet për lidhje. Kujtojmë se pak kohë më parë Liam Payne i dha fund një tjetër lidhje, me këngëtaren Cheryl, me të cilën ka dhe një fëmijë. /revistawho.com