Spitali Amerikan ka reaguar publikisht pas denoncimit në media për humbjen e jetës së një 28-vjeçareje me kancer e cila i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje për humbje peshe.
Spitali Amerikan deklaron se e reja e kreu ndërhyrjen kirurgjikale më 29 janar sipas protokollit mjekësor dhe gjithçka përfundoi me sukses.
Më tej në deklaratë thuhet se një ditë pas operacionit, gjendja shëndetësore e vajzës u përkeqësua menjëherë.
Sipas spitalit, pacientja pësoi komplikacion postoperator mjaft të rëndë dhe me shkallë të lartë mortaliteti, i cili është pjesë e riskut të çdo ndërhyrjeje kirurgjikale, dhe si pasojë ndërroi jetë.