Nga dasma e madhe mbretërore dhe e shumëpritur na ndajnë vetëm pak orë. Kjo cilësohet si një ndër ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm në Britani, por edhe në shumë vende të tjera të Europës. Gjatë gjithë kësaj kohe është folur shumë për të gjitha detajet e dasmës, duke filluar që nga fustani, tek të ftuarit, dekorimi etj.
Pak orë përpara nisjes së kësaj dite, Meghan Markle është shfaqur në super formë dhe është fotografuar nga të gjitha mediat. Ajo kishte veshur një fustan blu që kishte një formë jo simetrike në pjesën e qafës dhe zbulonte pak pjesën e supit. Madje stili i fustanit ishte në një koordinim perfekt me atë që Meghan pritet të veshë edhe në dasmën e saj, klasik dhe brenda të gjitha rregullave. Megjithatë ajo duket sërish një femër mjaft moderne dhe e sofistikuar në stil dhe është e sigurt që këtë gjë do ta përcjellë edhe ditën e nesërme me pamjen e saj në dasmën mbretërore. /revistawho.com