Intervistat e fundit që Harry ka dhënë bashkë me Meghanin i kanë hapur punë. Pallati Mbretëror po shqyrton se është koha që princ Harry të heqë dorë nga titulli pasi u largua nga detyra e tij mbretërore.
Harry në intervistën e fundit akuzoi familjen për vuajtje dhe dhimbje, të një cikli që dëshiron ta ndërpresë për hir të fëmijëve të tij.
Një burim tha për “Daily Mail” se Harry dhe Meghan duhet të heqin dorë nga titujt “duka dhe dukesha” ashtu siç hoqën dorë nga titujt “Shkëlqesia juaj”. Kështu së shpejti Meghan dhe Harry mund të mbesin vetëm me emrat e tyre dhe pa tituj. Pra thjesht: Meghan dhe Harry.








