E njohim si Paloma, por emri i saj i vërtetë është Rudina Demneri. Në ka një gazetare që ka ngacmuar çdo personazh me pozitë në politikë, në periudha të ndryshme është ajo. Këtë herë Rudina është vendosur vet para mikrofonit të ‘Wake Up’, ku ka rrëfyer një nga situatat më të sikletshme në terren përballë një politikani. Ajo ka treguar se e ka pyetur Fatos Nanon nëse do bënete seks me të, në prani të bashkëshortes.
“Unë për shembull i thashë Fatos Nanos: A do bëjmë seks bashkë? Ndërkohë që kishte bashkëshorten aty dhe për një moment mendova se aty erdhi fundi, do haja ndonjë shuplakë ose nga ai ose nga ajo. E kisha të stisur pyetjen, sigurisht, jo se doja të shkoja vërtetë me të”, ka treguar Rudina.
Arsyeja pse Paloma guxoi kaq shumë asokohe ishte fakti se donte ta ftonte në një takim pijesh, sepse thuhej që Fatos Nano pinte shumë alkool dhe donin të zbulonin nëse ishte e vërtetë. Sigurisht që shpullës i shpëtoi po kujtimi i ka ngelur në memorie, megjithëse tani nuk ka të njëjtën peshë sikleti si dikur.
Prej vitesh gazetarja është bërë nënë dhe shfaq një profil më të rezervuar sesa çmenduritë që bënte dikur si pjesë e redaksisë së ‘Fiks Fare’ ose ‘Goodmorning Albania’./revistawho.com








