Paloma “interviston” Donaldin për ndarjen nga Bora: A mund të kthehen sërish bashkë?


Bora Zemani dhe Donald Veshajn kanë qenë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar. Dhe lajmet mbi ta duket se do të vijojnë edhe ca kohë, sidomos tani që Donaldi është brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Gjatë një bisede me Palomën, Donaldi ka zbuluar se xhelozia ka qenë një nga arsyet e ndarjes së tyre, por nuk ka preferuar t’i përgjigjet pyetjes në lidhje me një ribashkim mes tyre.

Pjesë nga biseda e dyshes:

Donaldi: Xhelozi mund të kemi pasur të dy.

Paloma: Ti e vuan tani?

Donaldi: Jo…tani jo.

Paloma: Dilnin lajme që Donaldi është shumë xheloz…

Donaldi: Jo, jo.

Paloma: Domethënë që është natyrë shumë posesive.

Donaldi: Për gjërat e mija po, siç kanë qenë edhe të tjerët xheloz (Bora)

Paloma: Po kush ishte kjo pjesa e posesivitetit që ty të bezdiste më shumë për shembull, domethënë
ekspozimi i tepërt ose mungesa e vëmendjes?

Donaldi: Të gjitha gjërat bashkë, u bënë të gjitha gjërat bashkë.
Paloma: Ti doje më shumë vëmendje?

Donaldi: Ta thashë, dy gjela në një shtëpi. Unë kam qenë all in, non stop. Dhe ajo pjesë e mbështetjes ka qenë gjithmonë.

Paloma: Donald Veshaj dhe Bora Zemani mund të kthehen në vazhdimësi bashkë?

Donaldi: Po nuk ta them dot, mbaroi intervista.

Paloma: Flisni me mesazhe apo jo?

Donaldi: Mbaroi intervista.





NGA KATEGORITE E TJERA

Para