Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

PAPARACI NE KUVEND/ Mesila Doda bën si modele. Mirela Kumbaro, kujdes fustanin!

16/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
PAPARACI NE KUVEND/ Mesila Doda bën si modele. Mirela Kumbaro, kujdes fustanin!

Të enjten e shkuar, Paparaci i “Panoramës” ka fiksuar disa momente pikante nga seanca plenare në Kuvend. Në fokus kanë qenë më së shumti gratë e Parlamentit, që kanë tërhequr vemendjen me paraqitjen e tyre.





Mesila Doda bën fotomodelen para derës së Parlamentit

Pa diskutim që është një grua shumë e hijshme. Madje, kohët e fundit duket se po i kushton më shumë rëndësi pamjes së jashtme. Gjithnjë e krehur bukur, me këpucë dhe çantë të kombinuar mirë dhe, mbi të gjitha, me veshje me klas. Por kësaj here Mesila, mesa duket, kishte veshur diçka që i pëlqente më shumë. Kështu ajo angazhoi një kolege të saj për t’i bërë foto para derës së Parlamentit. Anash saj ndërkohë ishin ushtarët e Gardës, meqë po pritej që në Parlament të vinte një personalitet i huaj dhe në këto raste, protokolli kërkon prezencën e Gardës.


14724165_1796353670607789_365499447_o-copy

Mirela Kumbaro “guxon” me veshjen

Të gjithë tashmë e kemi para syve stilin disi të veçantë të veshjes së ministres së Kulturës Mirela Kumbaro. Gjithnjë me pantallona dhe bluza të gjera, si dhe më e guximshme në ngjyra, kishim humbur shpresat që një ditë ta shikonim Kumbaron me ndonjë fund. Mirëpo ja ku vjen. Por ama, jo fund dosido, edhe ky ka stilin e tij të veçantë dhe nuk diskutohet që i shkon shumë.

p4

Monika takon “kundërshtarin” e Metës, Spahiun

Përparim Spahiu është deputeti i LSI-së, i cili u përjashtua nga partia pak kohë më parë dhe u fut përsëri. Më pas ai u vetofrua si kandidaturë për të garuar për kryetar të LSI-së, në zgjedhjet që do të mbahen më 6 nëntor. Aty ai do të jetë përballë kryetarit aktual, Ilir Meta. “Vendosa sot, të kandidoj për kryetar të LSI-së! Nuk mund të vazhdojmë më kështu, shumë gjëra duhet t’i ndryshojmë në bashkëqeverisje..!!!” Këto ishin fjalët që tha Spahiu në rrjetet sociale, teksa lançoi sfidën e tij më të re. Ndërkohë, kjo nuk e pengon atë që të komunikojë me minuta të tëra me Monika Kryemadhin, sepse, në fud të fundit, LSI është një parti shumë demokratike.

p2

Saimir Tahiri si Berisha, bëhet i varur nga iPadi i tij

Në Parlament shkohet i përgatitur, me një iPad në dorë, sepse nuk i dihet se çfarë do të duhet të gugëllosh. Këtë deputetëve ia ka mësuar politikani me eksperiencë, ish-kryeministri Sali Berisha. Dr. Berisha ka një iPad të mbushur me qytetarin dixhital, por mund t’i duhet të kalojë edhe në YouTube për të vënë ndonjë këngë. Tashmë ministri i Brendshëm nuk mund t’ia lejojë vetes të jetë një hap prapa doktorit për mbajtjen e objekteve teknologjike, dhe siç e shikoni, tani ai shkon në Parlament veçse me Ipad.

p11

Tags: kuvendipaparaci
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
Next Post
DEBATI/ Qytetari: Bëj diçka që të hysh në histori. Rama: O daku lexo nai libër

DEBATI/ Qytetari: Bëj diçka që të hysh në histori. Rama: O daku lexo nai libër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera