Tea, konkurrentja e “Përputhen” më e ndjekur e momentin e që bëri bujë me fotografitë që zbuluan lidhjen me Beartin, nuk gjendet më në Instagram. Tea kishte mbledhur plot 518 mijë fansa në faqjen e saj dhe ditët e fundit interaktiviteti iu shtua duke qenë se publiku ishte më i interesuar.
Por tani Tean nuk mund ta gjeni në Instagram pasi profile i 21-vjeçares është mbyllur. Këtë e bën të ditur vetë ajo dhe Bearti. Ky i fundit ka publikuar profilin të cilin Tea përdor aktualisht dhe një njoftim nga Youtube ku shkruhet se video e saj është fshirë.
“Në fillim video në Youtube, tani Instagrami. Çfarë tjetër?”-pyet Tea.









