Majk nuk është i njohur vetëm për hitet që pushtojnë listat muzikore, por edhe për mënyrën si zgjedh të thotë gjërat troç. Këtë herë, reperi ka ndezur debat në rrjet me një mendim që shumëkush e mendon, por pak e thonë publikisht.
Në një postim në Threads, ai shkroi:
“Para 15 vjetësh i kemi njohur n’gishta konsumuesit e drogës, sot i njeh n’gishta ata që s’e konsumojnë…”
Një reflektim i thjeshtë, por që godet fort. Me vetëm një fjali, Majk vuri në qendër të vëmendjes një realitet shqetësues për shoqërinë sot — normalizimin e përdorimit të substancave narkotike, veçanërisht mes të rinjve.








