P.S. Lexoni jo vetëm shenjën tuaj, por dhe shenjën e horoskopit që ka të bëjë me orën e lindjes suaj.
Kjo javë është e përshtatshme për fillime të reja, pasi në 13 qershor do të ndodh Hëna e Re në shenjën e Binjakëve. Erdhi momenti të shfrytëzoni gjithë potencialin tuaj të komunikimit me qëllim që të arrini rezultatet që doni në negociatat dhe marrëveshjet që ju interesojnë dhe të merrni vendime të rëndësishme lidhur me to. Shikoni jetën nga një kënd i ri vështrimi dhe shfrytëzoni idetë e reja dhe mos harroni se ka shumë mënyra për të zgjidhur problemet mjaft që të ruajmë brenda vetes gëzimin dhe optimizmin e një fëmije. Venusi kalon në shenjën e Luanit dhe dashuria, kënaqësia, gëzimi dhe krijimi janë karakteristikat e kësaj lëvizjeje. Në qoftë se jeni beqar/e do të magnetizoni me sharmin tuaj, prandaj të bëni një jetë sociale aktive.
DASHI
Hëna e Re në 13 qershor ju jep mundësinë të bëni fillime të reja duke bërë disa ndryshime në biznesin dhe financat tuaja, ndërsa në sferën sentimentale premton një lidhje apo një dashuri të re në ditët që do të vijojnë. Kjo periudhë do të karakterizohet nga shumë lëvizje dhe disa nga ju do të organizojnë ose do të bëjnë një udhëtim. Probleme në sferën profesionale në datën 16/6 mund t’ju prishin qejfin dhe të detyroheni të thoni ca fjalë të ashpra apo të keni mendime negative dhe pesimiste. Megjithatë situata do të stabilizohet menjëherë pak ditë më vonë. Kaloni një fundjave të bukur me fëmijët apo të dashurën/in tuaj.
DEMI
Me Hënën e Re vëmendja juaj përqëndrohet në sferën ekonomike dhe ju jepet mundësia të keni fillime te reja që kanë synim përmirësimin e financave. Por sigurisht mos harroni se për të realizuar një projekt do 10% frymëzim dhe 90% përpjekje dhe punë. Sidoqoftë erdhi ora të bëni realitet planet tuaja për shtimin e të ardhurave në llogarinë bankare. Megjithatë duhet pasur kujdes pasi nevoja për të përmirësuar kushtet apo për të zbukuruar ambientin e shtëpisë, si dhe një darkë që mund të organizoni me kolegët tuaj do t’ju nxjerrin jashtë buxhetit. Gjithsesi do të ndiheni dhe do të kaloni bukur në mjedisin familjar dhe mbase kushtet ju detyrojnë të bëni një pjesë të punës në shtëpi.
BINJAKËT
Hëna e Re në shenjën tuaj në 13 qershor premton fillime të reja në biznes dhe në jetën tuaj personale, të cilat me mbështetjen e njerëzve që keni afër do të vazhdojnë të realizohen me sukses. Jeni gati të veproni për të arritur rezultatet e duhura lidhur me synimet tuaja pasi keni aleatë fuqinë e fjalës dhe bindjen me të cilat bëni për vete çdo bashkëbisedues. Probleme të vogla apo grindje në marrëdhëniet tuaja mund të hasni në datën 16, ndërsa për disa nga ju kjo periudhë mund të shërbejë si moment i duhur për të marrë vendime apo për të filluar diçka serioze. Guxoni të bëni ndryshime në paraqitjen e jashtme duke ju përshtatur stinës së verës që tashmë ka filluar.
GAFORRJA
Do të ndjeni nevojën të izoloheni për pak, larg rrethit tuaj shoqëror dhe të kaloni pak kohë vetëm për ju. Ky izolim mund të përfshijë arsye të ndryshme, shpirtërore apo fizike, mbase nevojën për një rishikim të së kaluarës dhe për të bërë plane dhe projekte për promovuar biznesin dhe për të rritur fitimet tuaja. Përfitoni nga të gjitha mundësitë që do të prezantohen për të rritur të ardhurat dhe mos hezitoni të merrni dhe pak risk. Besoni intuitën tuaj, kujdesuni për shëndetin dhe mos i lejoni vetes të bini psikologjikisht apo të keni mendime negative.
LUANI
Me Hënën e Re në shenjën e Binjakëve në 13/6 do të keni fillime të reja në sferën profesionale, të cilat do të sjellin fitime të konsiderueshme. Kini kujdes për ligjshmërinë e planeve tuaja përpara se të gjendeni të ngatërruar. Venusi, që kalon në shenjën tuaj, ju jep magji dhe sharm duke magnetizuar të gjithë rreth jush. Ajo premton takime të befasueshme, njohje të reja, por dhe probleme në marrëdhëniet tashmë ekzistuese, kryesisht për ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Gjithsesi do të bëjë më të këndshme dhe më të bukur jetën tuaj pasi jeni lodhur nga ngjarjet e papritura që ju kanë ndodhur kohët e fundit. Njëkohësisht do t’ju jepet mundësia të kaloni momente të bukura me miqtë tuaj.
VIRGJËRESHA
Hëna e Re në shenjën e Binjakëve në 13/6 ju jep mundësinë të dilni në sipërfaqe në rrethin tuaj profesional, një shpërblim që vjen si rezultat i përpjekjeve tuaja. Pra është koha të bëni ëndrra dhe të vendosni synime të reja për biznesin apo punën tuaj, megjithëse mund të stresoheni pak. Sfera sentimentale nuk ka të njëjtin favorizim, grindje si dhe mendime negative mund t’ju mbajnë pak larg nga i dashuri apo e dashura, por shumë shpejt situata do të normalizohe. Ka mundësi të doni të izoloheni për pak dhe të qetësoheni përsa i përket jetës sentimentale dhe erotike. Kontrolloni stresin dhe kujdesuni për shëndetin.
PESHORJA
Me Hënën e Re në 13 qershor në shenjën miqësore për ju të Binjakëve, përveç ritmeve të shpejta dhe ngarkesës në punë, ju lind dëshira për fillime të reja të cilat do komplikojnë programin tuaj, por do të jenë të suksesshme. Njëkohësisht do të gjeni kohën dhe mënyrën për t’u argëtuar dhe për t’u gjendur mes miqve. Do të bëheni më social duke marrë pjesë në ngjarje festive apo evente të ndryshme dhe duke i dhënë vetes mundësinë për krijimin e marrëdhënieve të reja. Është një periudhë e rëndësishme për ju, prandaj pranoni ftesat që ju bëhen pasi bukuria dhe shkëlqimi që ju do të rrezatoni nuk do të lënë indiferent të tjerët.
AKREPI
Hëna e Re në 13 qershor në shenjën e Binjakëve ju jep mundësi për fillime të reja në sferën ekonomike duke ndihmuar për përmirësimin e tyre. Ju që jeni gati për të bërë një investim apo për të marrë një vendim të madh për paratë tuaja, mirë është të konsultoheni me një njeri kopetent apo me provojë me qëllim që të bëni një plan të logjikshëm që do të dish si do ta realizosh. Tensione, stres, ndryshime apo marrëveshje të reja nuk do të mungojnë nga ambjenti profesional, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, por megjithatë ju do të merrni rezultatin e dëshiruar duke fituar përshtypjet më të mira. Ndërsa në sferën sentimentale, marrëdhëniet ekzistuese mund të tronditen, por dhe njohje të papritura dhe marrëdhënie të reja do të krijohen, për ju të lindurit në ditët e para të shënjës.
SHIGJETARI
Hëna e Re përballë jush në shenjën e Binjakëve në 13 qershor ju ofron marrëdhënie apo bashkëpunime të reja, që do t’ju japin mundësinë të mënjanoni dhe të largoheni nga ata që ju kanë zhgënjyer. Plane të reja të biznesit të bazuara në marrëdhënie të reja favorizohen në këtë periudhë, kryesisht për ju të lindurit në dhjetëditshin e tretë të shenjës. Të njëjtin favorizim do të keni dhe në sferën sentimantale, me ju të lindurit në dhjetëditëshin e tretë të bëni një rinovim të marrëdhënies ekzistuese apo të krijoni një marrëdhënie të re. Ndërsa ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës të bëni një njohje të re që do t’ju ripërtërijë duke jetuar një aventurë.
BRICJAPI
Me Hënën e Re në shenjën e Binjakëve në 13 qershor vëmendja juaj përqëndrohet në sferën profesionale dhe ju jepet mundësia të bëni lëvizje të reja. Përqëndrohuni më shumë aty dhe ju që gjatë kësaj kohe jeni në kërkim të një pune të re është momenti që ta gjeni. Rutina juaj e përditshme do të rrjedh më lehtë dhe me kënaqësi duke qenë në gjendje të përballoni më shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe me sukses. Njëkohësisht do t’ju preokupojë dhe sektori financiar dhe mund të shpenzoni pak më shumë për fëmijët dhe të dashurit tuaj gjatë kësaj periudhe. Çështje lidhur me bashkëpunimet mund të dalin në sipërfaqe rreth datës 16/6 dhe do të merrni vendime lidhur me ato. Kujdesuni për shëndetin dhe filloni një program të lehtë gjimnastik.
UJORI
Hëna e Re, në shenjën miqësore për ju të Binjëkëve, zgjon pjesën krijuese brenda jush dhe ka mundësi që shumë nga ju të fillojnë një veprimtari apo një punë që do t’ju jap kënaqësi dhe gëzim. Kushtojini të njëjtin kujdes si jetës suaj personale, ashtu edhe sektorit profesional. Përsa i përket biznesit tuaj në qoftë se doni të bëni investime mendohuni mirë dhe këshillohuni me njerëz të përshtatshëm. Me Hënën e Re në shtëpinë tuaj të pestë si dhe me kalimin e Venusit në shenjën e Luanit, jeta sentimentale bëhet mjaft interesante. Ju do të ndiheni më erotikë, do të tërhiqni vëmendjen dhe interesin e të tjerëve, do të shprehni më lehtë ndjenjat tuaja duke e bërë periudhën më të përshtatshme për të rinovuar marrëdhënit ekzistuese apo për të krijuar lidhje të reja.
PESHQIT
Me Hënën e Re në shenjën e Binjakëve do të jeni të shqetësuar dhe pak të stresuar me çështje familjare dhe sentimentale. Megjithatë do të keni mundësinë të bëni lëvizje aty ku duhet pasi tani i shihni gjërat më qartë. Në përgjithësi periudha është e favorshme dhe krijuese për ju. Jeta juaj e përditshme si dhe ambienti i punës bëhen më të këndshëm për ju, përpjekjet tuaja njihen nga kolegët dhe fitoni interesin e tyre. Ka mundësi që disa nga ju të bëni një njohje apo lidhje në ambientin e punës, ndërsa disa të tjerë të merrni një vendim lidhur me një marrëdhënie apo një bashkëpunimin tuaj. Mos u shqetësoni pasi zgjidhjet do të vijnë me lehtësi dhe në favorin tuaj, pak ditë më vonë. /revistawho.com