Kjo javë e cila është karakterizuar kryesisht nga një mot i kthjellët dhe temperaturat e larta, tashmë do t’i vijë fundi. Atmosfera e plazhit është ndjerë kudo, ndërkohe që për javën në vazhdim “moti do të dalë sërish nga shinat” dhe do të ketë luhatje të vazhdueshme. Sipas meteoalb, orët në vijim do të sjellin shtim të vranësirave në territor duke rrezikuar nga shira të izoluar në zonat malore. Orët e pasdites dhe mbrëmjes risjellin dominim të kthjellimeve në vend, kushte që mbeten dominuese gjatë natës dhe pjesës së paradites. /joq.al/