Orët e para të ditës së sotme janë dominuar nga alternime kthjellimesh e vranësira kalimtare, më të dukshme do të jenë në zonat përgjatë kufirit lindor. Sipas MeteoAlb mesdita dhe pasditja vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike ku kthjellimet do të dominojnë në të gjithë Republikën e Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 4°C mëngjesi në Verilindje deri mbi 22°C maksimumi në zonat e ulta.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.