Është një periudhë mjaft e mirë me shanse dhe mundësi për të zgjidhur dhe promovuar temat apo çështjet që ju preokupojnë. Madje do të keni mundësinë të bëni disa ndryshime që doni lidhur me sferat kryesore të jetës duke përforcuar njëkohësisht më tepër bazat në ato që keni ndërtuar apo arritur deri tani. E hëna është një ditë e veçantë nga aspekti astrologjik dhe është e përshtatshme për fillime, marrëveshje apo bisedime me perspektivë. Të enjten dhe të premten do të jeni më të përqëndruar në aktivitetet në punë dhe mos besoni komplimentet apo premtimet që do të dëgjoni.
DASHI
Tema kryesore e javës do të jenë financat, ku do të keni rritje të të ardhurave dhe shanse unike. Nuk do të mungojë njëkohësisht ndihma apo mbështetja nga njerëz që ju vlerësojnë. Në fushën sentimentale do të keni të njëjtin favorizim dhe marrëdhëniet ekzistuese do të forcohen akoma më shumë. Ju që jeni në kërkim të dashurisë bëni një udhëtim se aty mund ta takoni.
DEMI
Është momenti të trajtoni me zgjuarsi marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja pasi në këtë mënyrë mund t’i udhëhiqni atje ku dëshironi. Disa prej jush mund të formalizojnë marrëdhënien që kanë dhe të tjerë mund të vendosin të bashkëjetojnë. Persona nga e kaluara do të rishfaqen dhe biseda me temë financat apo jetën tuaj personale do t’ju preokupojnë. Mos u mbështesni plotësisht tek të tjerët.
BINJAKËT
Në qendër të vëmendjes suaj është jeta personale dhe kushtet në shtëpi dhe në familje, të cilat kanë dhe një ndikim direkt në psikologjinë tuaj. Do të ndiheni të lodhur dhe ndoshta të pakënaqur. Përfitoni nga shanset që do të keni për punë apo karrierën tuaj dhe shmangi bisedat që janë burim thashethemesh dhe ushqejnë prapaskenat. Në jetën sentimentale krijohen mundësitë për marrëdhënie dhe lidhje të reja prandaj pranoni ftesat dhe dilni.
GAFORRJA
Gjatë kësaj jave fokusi vendoset në projektet dhe synimet që keni lidhur me fushën profesionale dhe jetën tuaj personale. Do të bëni biseda serioze me bashkëpunëtorë dhe njerëz me potencë me qëllim të ardhmen. Në jetën personale dhe sentimentale gjërat do të kenë një zhvillim mjaft pozitiv, ndërsa ju që jeni prindër do të preokupoheni me fëmijët dhe problemet apo çështjet e tyre. Të enjten dhe të premten përpiquni të jeni sa më të përqëndruar në punë apo aktivitetet tuaja, gabimet mund t’ju kushtojnë.
LUANI
Java krijon kushte mjaft të mira për promovimin e punës apo të karrierës suaj. Shanse dhe perspektiva të reja hapen përpara jush. Kjo nuk është arsye të lini pas dore familjen apo shtëpinë, pasi aty mund të krijohen probleme. Disa prej jush do të bëni ndryshime apo shpenzime lidhur me shtëpinë. Të enjten dhe të premten pretendimet, kërkesat dhe dëshirat tuaja, do të kalojnë kufijtë e realitetit.
VIRGJËRESHA
Java është mjaft e mirë dhe e përshtatshme për një riorganizim të jetës së përditshme dhe për ndryshime lidhur me planet afat shkurtër. Biseda dhe kontakte mjaft të rëndësishme, prej të cilave do të nxirrni konkluzionet e duhura dhe do të merrni informacione me vlerë për punën dhe karrierën tuaj. Rëndësi ka të kaloni nga filtri bisedat që do të keni gjatë të enjtes dhe të premtes, gjërat kanë përmasa më të mëdha se realiteti. Jeta juaj sentimentale është shumë e favorizuar gjatë kësaj jave dhe keni mundësinë të krijoni një lidhje dashurie që do të ketë të ardhme, mjafton të dini të dalloni personin e përshtatshëm dhe të mos përsërisni të njëjtat gabime.
PESHORJA
Është momenti të zgjidhni disa nga çështjet apo problemet financiare dhe të merrni mbështetjen e duhur lidhur me to. Përfitoni nga shanset që krijohen në fushën profesionale përmes të cilave do të arrini dhe shtimin e të ardhurave. Gjatë bisedave me bashkëpunëtorët të jeni të kujdesshëm dhe të përqendruar, me qëllim që të shmangni keqkuptimet, ndërsa në fund të javës trajtoni dhe menaxhoni me pjekuri çështjet që do të dalin.
AKREPI
Tema javore do të jenë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, por kjo nuk do të thotë se duhet të lini pas dore sferat e tjera të jetës. Në fushën profesionale krijohen kushte favorizuese për promovimin e punës, ndërsa në atë financiare do të mbyllni një marrëveshje fitimprurëse. Bonus dhe fitime do të keni dhe nga vlerësimi i punës suaj, por kjo nuk do të thotë se duhet ta teproni në shpenzime. Të enjten dhe të premten shmangni investimet.
SHIGJETARI
Erdhi momenti t’i përvisheni punës dhe të rrisni të ardhurat tuaja. Financat tuaja do të favorizohen veçanërisht gjatë kësaj jave. Të jeni të kujdesshëm në bisedat që do të bëni pasi do të jenë shkak për thashetheme apo prapaskena. Promovoni punën tuaj gjatë gjithë javës dhe kujdesuni për shëndetin në fund të saj.
BRICJAPI
Një javë mjaft e mirë dhe pozitive për ju dhe jetën tuaj personale. Do të keni mundësinë të kaloni bukur me të dashurit tuaj dhe do të merrni gëzim prej fëmijëve. Një dashuri do të lindë me dikë nga ambienti miqësor, e cila do të zhvillohet në një marrëdhënie serioze. Biseda serioze që do të keni gjatë javës japin zgjidhje në çështjet që ju preokupojnë dhe njëkohësisht krijojnë të dhëna të reja pozitive për punën tuaj. Përpiquni të gjeni qetësinë dhe të çlodheni në fund të javës.
UJORI
Në qendër të vëmendjes do të jenë familja, shtëpia dhe zgjidhja e çështjeve të tyre do të ndikojë menjëherë në psikologjinë tuaj. Krijoni një ambient të ngrohtë familjar, i cili do t’ju ofroj qetësi shpirtërore larg fobive që ju mundojnë kohët e fundit. Financat do të kenë rritje pa shumë mund dhe përpjekje dhe ju do të gjeni zgjidhje për ato që ju preokupojnë mjafton t’ju kushtoni rëndësi dhe kohë.
PESHQIT
Javë pozitive dhe plot aktivitet do të jetë për ju, me vizita,udhëtime dhe bisedime. Përfitoni nga shanset e javës dhe përpiquni për zhvillimin dhe promovimin profesional duke pasur njëkohësisht dhe ndihmën e miqve tuaj. Çështje lidhur me partnerin apo familjen mund të mos japin rezultatet e dëshiruara. Në jetën sentimentale momente të bukura, romantizëm dhe dashuri premton java. /revistawho.com