Jemi akoma nën ndikimin e Eklipsit diellor të 6 janarit, i cili kërkon prej nesh përgjegjësi, program, disiplinë, shumë punë me durim dhe këmbëngulje, pasi vetëm me vepra dhe me punë cilësore do të përballojmë vështirësitë, por do të hedhim dhe baza solide për vitet që do të vijnë. Në fillim të javës do të kemi tendenca për biseda me ton të ashpër dhe diktues apo me fjalë që mund të lëndojmë të tjerët. Ndërsa nga e enjtja gjërat fillojnë të përmirësohen disi, ndërsa në fund të javës do të duhet të marrim vendime serioze pas një mendimi të thellë për çështje që na preokupojnë. Venusi, e cila kalon në shenjën e Shigjetarit nga 7 janari, jep një notë optimiste dhe entuziaste me dëshirë për jetë, flirt dhe dashuri gjithë këtij ambienti pak të zymtë.
DASHI
Me kalimin e Venusit në shenjën e Shigjetarit fillon për ju një periudhë mjaft pozitive për financat dhe jetën tuaj personale, në fazë të parë për ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës. Ju të tjerët gjendeni përpara vendimeve të mëdha, që mund të ndryshojnë krejt karrierën tuaj apo gjendjen familjare. Tregohuni të pjekur dhe korrekt dhe mos u mposhtni përpara vështirësive. Mos humbisni kontrollin gjatë bisedimeve që mund të keni veçanërisht në fillim të javës.
DEMI
Për ju java premton rritjen e financave dhe ndihmë që do të keni lidhur me to. Psikologjia juaj, pa marrë parasysh faktorët e jashtëm që mund të ndikojnë negativisht në fund të javës, do të ripërtërihet dhe jeta juaj erotike do të jetë në formë të mirë. Mos u jepni të tjerëve rastin apo të drejtën të ndërhyjnë në jetën tuaj personale përmes fjalëve apo lajmeve që do t’ju transmetojnë. Nga e enjtja dhe deri në fund të javës do të dalin përpara jush çështje apo situata që do të duhet të merrni vendime dhe do të jenë me perspektiva pozitive, mjaft që ju të njihni mirë mundësitë tuaja dhe realitetin rreth jush. Mos merrni përsipër dhe mos bëni plane të parealizueshme.
BINJAKËT
Fillon për ju një periudhë mjaft pozitive në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Do të keni mundësinë të mbyllni marrëveshje fitimprurëse për ju, ndërsa në sferën sentimentale do të vini më afër me të dashurit tuaj dhe do të keni takim me dashurinë ju të interesuarit e shenjës. Shmangni konfliktet me miq në fillim të javës, të cilat mund të kenë karakter ekonomik dhe do të ndikojnë negativisht në psikologjinë tuaj. Në fund të javës do të jeni të detyruar të jepni zgjidhje realiste në bazë të mundësive që ekzistojnë, çështjeve ekonomike lidhur me të tjerët (tatimet, bankat, bashkëpunëtorët, trashëgimitë) që ju preokupojnë dhe ju stresojnë. Mos lejoni situatat të ndikojnë negativisht në psikologjinë tuaj.
GAFORRJA
Rutina juaj e përditshme rrjedh më lehtë dhe më bukur duke ju dhënë mundësinë të kontaktoni me njerëz të ndryshëm dhe të këndshëm, ndërsa kushtet në ambientin e punës janë të tilla që ndikojnë pozitivisht në psikologjinë tuaj. Gjatë kësaj jave në qendër të vëmendjes suaj do të jenë marrëdhëniet dhe bashkëpunimet, të cilat do të testohen dhe ato që janë problematike nuk do të mbijetojnë, ndërsa të reja me vështirësi por me stabilitet dhe perspektivë do të krijohen. Mendohuni mirë përpara se të merrni vendime dhe t’i bëni të njohura kur të jeni të sigurt. Antagonizmi vazhdon të jetë i madh, por ju me shumë durim dhe punë këmbëngulëse do dilni fitimtarë.
LUANI
Fillon për ju një periudhë mjaft pozitive dhe me shanse, si në financat tuaja, ashtu dhe në jetën personale. Dëshira juaj për të krijuar, për të shijuar, për të dashuruar dhe për të kaluar momente të bukura me fëmijët dhe të dashurit tuaj do të jetë e madhe. Brenda gjithë kësaj atmosfere të këndshme nuk do të mungojnë problemet në jetën tuaj të përditshme dhe në punë, të cilat do t’ju stresojnë dhe do t’ju detyrojnë të merrni vendime lidhur me zgjidhjen e tyre. Disa prej jush do të bëni udhëtime për arsye biznesi, të cilat ju do të kujdeseni t’i kombinoni me jetën tuaj personale duke kaluar momente të bukura. Shmangni nxitimet dhe kujdesuni për shëndetin.
VIRGJËRESHA
Fillime të reja do të keni, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, si në sferën profesionale ashtu dhe në jetën tuaj personale. Këto fillime do të kenë vështirësi dhe kërkojnë prej jush shumë punë dhe sakrifica, por atë që do të arrini tani është dhe baza për të ardhmen, prandaj tregoni durim dhe mos u mposhtni përpara vështirësive. Disa prej jush do të duhet të marrin vendime lidhur me të ardhmen e fëmijëve apo me studimet e tyre. Mendoni me pjekuri, studioni situatën me hollësi dhe vendimet që do të merrni vendosini në zbatim nga java që vjen. Në ambientin familjar gjërat do të jenë më pozitive, do të merreni me dekorimin e saj, do të përmirësoni kushtet dhe do të keni vizita nga miq dhe njerëz të dashur. Kjo do të ndikojë në ripërtëritjen e gjendjes shpirtërore dhe në përmirësimin e psikologjisë suaj, e cila gjatë javës nuk do të jetë dhe kaq e mirë.
PESHORJA
Jeta juaj e përditshme do të jetë më aktive, më interesante dhe ju më erotikë me dëshirë për flirt dhe për njohje të reja. Periudha, pothuajse për gjithë muajin, premton udhëtime të vogla dhe përmirësimin e financave. Në fillim të javës do të paraqiten probleme dhe pengesa, që mund të vijnë nga njerëzit e afërm apo të familjes, në lidhje me ato që ju doni të bëni. Ndërsa në fund të javës do të jeni të detyruar të merrni vendime që kanë të bëjnë me fundin (për disa) apo me fillimin (për disa të tjerë) të një marrëveshjeje ekonomike apo të një situate që është e lidhur me familjen dhe shtëpinë tuaj dhe kërkon zgjidhje. Veproni nga fillimi i javës që vjen, pas një studimi dhe mendimi të thellë të gjërave.
AKREPI
Gjatë fillimit të javës duhet të jeni të kujdesshëm në kontaktet dhe bisedimet që do të keni, sepse shumë lehtë mund të humbisni kontrollin dhe të hyni në konflikte dhe kontradikta me kolegë, klientë apo njerëz që ju takoni në jetën e përditshme. Nga e enjtja do të keni mundësinë të kontaktoni njerëz të rëndësishëm, të cilët do t’ju bëjnë propozime lidhur me biznesin apo punën tuaj, madje disa prej jush mund të kenë dhe një takim të programuar. Keni përpara të shtunën dhe të dielën për të menduar gjithë kushtet dhe hollësitë lidhur me propozimin dhe për të vendosur dhe vepruar në fillim të javës që vjen. Përsa u përket financave tuaja fillon një periudhë mjaft pozitive, prandaj shfrytëzoni shanset që ju jepen dhe menaxhoni mirë ato.
SHIGJETARI
Fillon për ju një periudhë mjaft pozitive dhe me shanse të mëdha. E ndjeni dhe ju që gjërat shkojnë mirë dhe kjo ju shton akoma më shumë dëshirën për t’u preokupuar me veten dhe paraqitjen tuaj të jashtme. Është momenti jo vetëm të shfrytëzoni shanset që do t’ju ofrohen si në sferën profesionale ashtu dhe në jetën tuaj personale, por të realizoni dhe gjithë synimet që keni vendosur gjatë periudhës së mëparshme. Menaxhimi i financave kërkon kujdesin tuaj, shmangni shpenzimet deri të mërkurën dhe nga e enjtja do të merrni vendime që do të jenë shumë të rëndësishme për periudhën në vijim. Bëni projekte pas një studimi të mirë të situatës dhe kërkoni ndihmën e njerëzve kopetent.
BRICJAPI
Jeni protagonistët e periudhës dhe të një situate ku do të keni mundësinë të vendosni themelet për zhvillimin e gjërave më tej. Propozime dhe sugjerime do të keni në sferën profesionale nga njerëz me potencë, të cilat do t’ju preokupojnë dhe do të duhet të vendosni. Merrni kohën e duhur për t’u menduar dhe vendosni deri në fund të javës. Disa prej jush do të jeni përpara vendimeve që mund të kenë të bëjnë me jetën personale dhe marrëdhëniet tuaja. Gjithsesi do të ndjeni nevojën të keni nën kontroll situatën dhe deri në një farë mase do ta keni. Përballoni me qetësi dhe gjakftohtësi problemet që mund të shfaqen në familje kryesisht në fillim të javës. Megjithatë ju jepet mundësia të relaksoheni dhe mirë është të kujdeseni për veten.
UJORI
Kjo javë është shumë e përshtatshme për të bërë plane afatgjatë, rezultatet e të cilës do t’i shikoni në 2 vitet e ardhshme. Do të ndjeni nevojën të mendoheni dhe të bëni një kontroll endoskopik, mjafton të mos e teproni dhe të kaloni në anën tjetër duke shkaktuar rënie psikologjike. Me kalimin e Venusit te Shigjetari, do të bëheni mjaft social dhe të komunikueshëm, do të kontaktoni miq dhe njerëz të ndryshëm dhe të këndshëm për ju, të cilët do të kenë mundësinë t’ju ndihmojnë në promovimin e planeve tuaja. Gjithsesi në fund të javës do të preokupoheni me mendime lidhur me biznesin apo marrëdhënien tuaj të cilat ju stresojnë për momentin.
PESHQIT
Fillon për ju një periudhë mjaft pozitive për karrierën apo biznesin. Me punën dhe shembullin tuaj do të lini mbresa mjaft të mira tek njerëzit që do të kontaktoni në ambientin profesional. Disa prej jush mund të shpërblehen duke marrë një vend pune me potencë apo duke u ngritur në detyrë. Nuk do të mungojnë konfliktet apo problemet në marrëdhëniet, ndoshta për arsye ekonomike, por me durim shumë shpejt do të kapërcehen. Tre ditët e fundit të javës janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e biznesit apo të karrierës suaj, ndërsa në fillim të saj shmangni shpenzimet e tepërta./revistawho.com