Java fillon ëmbël dhe qetë. Fillimi i saj karakterizohet nga ndjeshmëri, intuitë dhe imagjinatë, romantizëm dhe erotizëm, por nuk do të mungojnë dhe mendimet pesimiste apo ngritjet dhe uljet e gjendjes shpirtërore në datën 7. Shfrytëzoni shanset që ju jep aspekti Diell-Jupiter në 9 maj duke ju shmangur ekzagjerimeve, shpenzimeve të tepruara dhe optimizmit pa masë. Fundi i javës është mjaft dinamik, na jep mundësinë të zgjidhim disa çështje që mund të na preokupojnë, por njëkohësisht nuk do të mungojnë konfliktet dhe situatat shpërthyese. Të jeni shumë të kujdesshëm gjatë ngasjes së makinës.
DASHI
Detyrime të rritura profesionale do të keni gjatë kësaj jave, me diskutime dhe negociata, gjatë të cilave duhet të keni sytë hapur për ato që kanë të bëjnë me çështjet financiare dhe investime, sidomos rreth datave 7 dhe 8 maj. Në çdo rast do të gjeni mënyrën për të kapërcyer të gjitha pengesat që do të hasni në sferën financiare, mjaft që ju të veproni me mençuri duke u shmangur shpenzimeve të tepruara, ekzagjerimeve, si dhe optimizmit të tepërt. Në sferën sentimentale fillimi i javës është shumë premtues. Në fund të javës do të hasni vështirësi, sidomos në komunikim dhe mund të arrini dhe në konflikte, ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Të jeni shumë të kujdesshëm kur ngisni makinën.
DEMI
Kaloni një periudhë gjatë së cilës qëllimet dhe aspiratat për zhvillimin tuaj personal dhe profesional janë në qendër të interesit dhe si rezultat përpjekjet tuaja në këtë drejtim njihen dhe shpërblehen. Në sferën financiare tregohuni të kujdesshëm rreth datës 7, ndërkohë të jeni pak më shumë diplomatikë duke bërë kompromise në qoftë se është e nevojshme. Në datën 9, shfrytëzoni fatin dhe favorizimin që ju ofron dita, veçanërisht ju të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë dhe ju që keni ditëlindjen në këtë ditë dhe shmanguni gabimeve që mund të jenë rezultat i optimizmit të tepruar. Në sferën sentimentale është një periudhë mjaft e favorshme dhe ju ofron momente romantike dhe erotike. Përgatituni për ndryshime të papritura, ju të lindurit në dy ditët e para të shenjës, ju trokasin derën.
BINJAKËT
Me praninë e Venusit në shenjën tuaj sektori sentimental ju premton shumë. Aspekti i Venusit me Neptunin ju bënë më romantik, më të ndjeshëm, por edhe erotik veçanërisht ju që jeni të lindur në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Jetoni momentet, por mos dëgjoni premtimet. Vëmendje të veçantë kërkojnë financat tuaja, pasi ekziston rreziku i mashtrimit dhe i shfrytëzimit rreth datave 7 dhe 8 të muajit. Psikologjia juaj do të jetë pa stabilitet dhe do të karakterizohet nga ulje dhe ngritje. Kujdesuni të mos keni ulje të energjisë, ju që mund të jeni në një regjim diete. Në fund të javës pengesa si dhe konflikte do të keni për çështje ekonomike në rrjetin tuaj shoqëror.
GAFORRJA
Të tensionuara, të stresuara, por edhe konstruktive do të jenë për ju ditët në vijim në fushën profesionale, pasi përveç përpjekjeve tuaja do të keni dhe ndihmën dhe mbështetjen e një personaliteti të rëndësishëm. Në të njëjtën kohë ju jepet mundësia të rrisni dhe të përmirësoni të ardhurat, por kjo nuk do të thotë se duhet të bëni shpenzime të tepruara apo invenstime me risk. Sektori sentimental është mjaft premtues, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Ndërsa rrjeti i kontakteve si dhe rrethi juaj miqësor rriten dhe ju ofrojnë momente të veçanta, nëpërmjet të cilave do të krijoni një lidhje të re. Fundi i javës është pak i vështirë, për ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës, pasi do të sjell pengesa dhe konflikte apo situata shpërthyese. Kujdesuni për çlodhjen tuaj dhe të jeni shumë të kujdesshëm kur ngisni makinën.
LUANI
Me situata të stresuara, me më shumë përgjegjësi, por njëkohësisht dhe me favorizim karakterizohet sektori profesional për ju, prandaj mirë është të kontrolloni tendencat dhe sjelljen egocentrike dhe egoiste, veçanërisht ju të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë të shenjës. Përsa u përket financave tuaja ka shumë mundësi dhe shanse për përmirësimin e tyre. Rregulloni çështjet që kanë të bëjnë me pronën si dhe detyrimet financiare ndaj të tjerëve dhe mos hyni në borxhe gjatë kësaj periudhe. Fundi i javës është energjik për ju dhe mund të bëni një udhëtim të shkurtër, mjaft të mos jeni të nxituar. Ndryshime ju presin juve të lindurit në ditët e para të shenjës mbase dhe të papritura dhe njëkohësisht kujdesuni për shëndetin.
VIRGJËRESHA
Periudha vazhdon të jetë e favorshme për ju dhe biznesin apo punën tuaj. Ndjeni se erdhi ora për të vazhduar në përfundimin e planeve tuaja dhe se jeta kalon kaq shpejt dhe do të ishte pa kuptim të lëmë mundësitë që na shfaqen pa shfrytëzuar. Saktë…shumë mirë mendoni, por mos harroni se çfarëdo gjë që shkëlqen nuk është flori. Bashkëpunime apo çështje financiare që do t’ju preokupojnë rreth datave 7, 8 të muajit do t’i kaloni në mikroskop, pasi ekziston rreziku të bëheni viktimë në këtë drejtim, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Në sferën sentimentale jetoni momentet romantike dhe erotike që ju ofrohen dhe të tjerat lërjani kohës. Pengesa, konflikte apo shqetësime që mund të keni në fund të javës janë të kapërcyeshme. Përgatituni për ndryshime pozitve ju të lindurit në ditët e para të shenjës.
PESHORJA
Kjo periudhë ju jep mundësi si në jetën personale ashtu dhe profesionale, por kërkohet nga ana juaj të dini të dalloni të mirën dhe të bëni një zgjidhje të drejtë, pasi disa nga ato nuk do të jenë ashtu siç paraqiten dhe mund të bini viktimë. Veçanërisht të ndjeshëm dhe komunikues do të jeni ju të dhjetëditëshit të dytë të shenjës, për këtë arsye ju duhet të tregoni dhe kujdes më të madh. Në sferën financiare do të ketë përmirësim, rritje dhe mbështetje, por njëkohësisht dhe tendenca për shpenzime të tepruara. Në fund të javës do të keni probleme dhe konflikte në marrëdhëniet dhe në ambientin tuaj familjar, veçanërisht ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Tregohuni të kujdesshëm gjatë kohës që ngisni makinën.
AKREPI
Mjaft punë dhe detyrime në jetën tuaj të përditshme, mbase dhe të lëna pezull, ju mundojnë gjatë kësaj kohe dhe vështirësoheni të vendosni një radhë pasi të gjitha janë të rëndësishme. Në të njëjtën kohë, do të bëni kontakte të reja të rëndësishme për zhvillimin dhe të ardhmen tuaj. Ndërsa në sektorin financiar mos bëni shpenzime të tepruara, si dhe ekzagjerime dhe në rast se doni të bëni një investim apo një marrëveshje financiare, hetoni rrethanat në mënyrë metodike ashtu siç vetëm ju dini. Në sferën sentimentale ju presin momente erotike të veçanta juve të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Ndryshime të papritura kryesisht në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve, ju presin juve të lindurit në dy ditët e para të shenjës.
SHIGJETARI
Me Venusin në shenjën e Binjakëve marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja, fitojnë një interes të vecantë, por këtë rradhë duhet të jeni të kujdesshëm, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, pasi gjërat nuk janë ashtu siç duken, përveç nëse ju doni të jetoni të ndërgjegjësuar një përrallë për momentin dhe të zhgënjeheni më pas. Në fushën profesionale gjërat përmirësohen vazhdimisht dhe fati është me ju mjaft që ju të jeni të përgjegjshëm dhe të mos rehatoheni. Pengesa apo konflikte që mund të hasni në financat do të zgjidhen në favorin tuaj. Ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës ju presin ndyshime, lajme dhe takime.
BRICJAPI
Kjo javë ka antiteza për ju. Në fillim të javës fati është me ju dhe në kombinim me pasionin dhe oreksin për jetën, të cilën e keni vënë prioritet, do të përfitoni nga çdo moment duke i dhënë vetes përvoja dhe kujtime të bukura. Burim gëzimi dhe kënaqësie do të jenë dhe fëmijët tuaj për ju që jeni prindër. Gjërat do të vështirësohen pak në fund të javës, por ju do të keni një energji dhe forcë të madhe për të përballuar ato. Mos impononi mendimet apo vendimet në ambientin familjar pasi mund të sjellë konflikte dhe situata shpërthyese veçanërisht për ju të lindurit në ditët e fundit të shenjës. Gjithsesi nuk do të mungojnë ndryshimet e papritura për ju. Kujdesuni për shëndetin dhe të jeni të vëmendshëm gjatë kohës që ngisni makinën.
UJORI
Me vendosmëri dhe me siguri në vetvete vazhdoni të ecni përpara në fushën profesionale duke patur dhe fatin në anën tuaj, por është e domosdoshme të evitoni teprimet, ekzagjerimet dhe sjelljet egoiste rreth datës 9 maj, veçanërisht ju të lindurit në fund të dhjetëditëshit të dytë të shenjës. Në sferën sentimentale dhe në financat duhet të jeni të kujdesshëm në fillim të javës, pasi ajo që tani ju duket ideale apo si një mundësi unike mund të jetë një “flluskë” që do të shpërthejë dhe do t’ju zhgënjej. Përfitoni në maksimum nga momentet e bukura që ju ofrohen në ambientin familjar. Përgatituni për ndryshime ju të lindurit në dy ditët e para të shenjës, pasi janë gati të ndodhin.
PESHQIT
Pengesat nuk do të mungojnë gjatë javës duke ju shkaktuar një farë pasigurie si në fushën profesionale ashtu dhe në atë financiare. Kujdes në negociatat ekonomike, në transaksionet si dhe në blerje dhe shitje në datat 7 dhe 8, veproni vetëm kur të jeni të sigurt se gjërat janë në favorin tuaj dhe nuk do të dilni me humbje, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës. Klima do të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme në datën 9 të muajit, e cila është një ditë shumë e favorshme për ju në të gjitha fushat dhe ju premton dashuri, udhëtime, interesa të reja intelektuale etj, juve që keni lindur në fund të dhjetëditëshit të dytë. Të premten dhe të shtunën, dilni dhe shkoni ku ju ftojnë, pasi do të krijoni kushte të favorshme për të ardhmen në sferën profesionale. Gjithashtu probleme ekonomike që do t’ju shqetësojnë në fund të javës do të gjejnë zgjidhje.