Ps: Lexoni jo vetëm shenjën tuaj, por dhe shenjën e horoskopit që ka të bëjë me orën e lindjes suaj.
Të dashur lexues ju uroj një muaj të mbarë dhe pushime të bukura!
Tensionet, konfliktet dhe situatat shpërthyese vazhdojnë dhe këtë javë me një theksim në datën 2 të muajit. Vazhdoni të kontrolloni sjelljen dhe veprimet, të jeni të kujdesshëm gjatë ngarjes së makinës si dhe t’i jepni rëndësinë e duhur shëndetit tuaj, ju të lindurit në ditët e para të shenjës së Ujorit, Luanit, Demit dhe Akrepit. Mërkuri vazhdon kursin e tij retrogradë duke sjellë pengesa, vonesa si dhe mosmarrëveshje dhe keqkuptime në komunikim. Ndërsa në 7 gusht Dielli vjen në lidhje jo harmonike me Jupiterin duke na krijuar tendenca për ekzagjerime dhe një dëshirë të theksuar për kënaqësi apo shijim të momenteve të bukura, por njëkohësisht shton notën e optimizmit dhe të favorizimit. Të njëjtën ditë Venusi kalon në shenjën e Peshores duke dhënë harmoni në lidhjet dhe marrëdhëniet tona.
DASHI
Dëshira juaj është të çliroheni nga marrëdhënie apo situata që nuk ju japin më kënaqësinë dhe rezultatet e dëshiruara, prandaj do të duhet të rishikoni qëllimet dhe planet për progresin tuaj. Paralelisht duhet t’i kushtoni vëmendje sjelljes, shëndetit dhe lëvizjeve me makinë, veçanërisht ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Megjithatë do të keni mundësinë të relaksoheni dhe të shijoni momente të bukura me fëmijët dhe të dashurit tuaj. Nga data 7 gusht marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja do të favorizohen dhe do të jenë më harmonike, por pa munguar dhe problemet në vijim.
Këshillë: Mos bëni ekzagjerime në sektorin financiar.
DEMI
Nuk keni arritur të merrni frymë nga eklipsi i fundit, pasi vështirësitë dhe konfliktet vazhdojnë deri në 2 gusht si në fushën profesionale ashtu dhe në atë personale, veçanërisht për ju të lindurit në 3-4 ditët e para të shenjës. Disa prej jush do të jeni në gjendje sqarimi apo spastrimi para se të bëni një ndryshim ndoshta dhe të madh në jetën tuaj. Përsa u përket juve të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës, do të jetoni momente të bukura në familje dhe do të keni favorizim në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve. Njëkohësisht do të keni mundësinë të rregulloni çështje financiare të lëna pezull apo probleme komunikimi në familje në rast se egzistojnë. Nga 7/8 jeta juaj e përditëshme do të rrjedh më bukur dhe do të ndiheni më mirë në ambientin tuaj të punës.
Këshillë: Përkushtohuni familjes dhe shtëpisë suaj.
BINJAKËT
Natyrisht nuk keni konkurencë në komunikim dhe në argumentim, por ndoshta në këtë periudhë do të takoni njerëz që do t’ju lënë pa fjalë gjatë bisedës që do të keni. Për ju që do të shkoni me pushime apo do të bëni një udhëtim, mirë është t’i bëni një kontroll makinës përpara se t’ju lërë në mes të rrugës, ose përdorni dhe besoni GPS përpara se të vini rrutull destinacionit tuaj. Për ju të tjerët që jeni ende duke punuar nuk do të mungojnë vështirësitë, konfliktet dhe pakënaqësitë me klientë apo me shefin tuaj. Nga data 7 gusht me kalimin e Venusit në shenjën e Peshores jeta juaj sentimentale bëhet mjaft interesante me takime të bukura fillimisht për ju të lindurit në ditët e para të shenjës.
Këshillë: Rregulloni çështje të së kaluarës.
GAFORRJA
Financat vazhdojnë të monopolizojnë interesin tuaj dhe jeni të preokupuar të korrigjoni një gabim apo një dëm ose të rregulloni një çështje që keni lënë pezull pasi gjërat nuk anullohen më. Gjendja juaj psikologjike nuk është në një situatë të shkëlqyer kohët e fundit prandaj përpiquni të mos hyni në konflikte më njerëz të ambientit miqësor. Ndërkohë psikologjia juaj do të ndryshojë nga data 7 gusht, duke ju dhënë mundësinë të kaloni momente të mrekullueshme me të dashurit tuaj apo të gjeni qetësinë në ambientin familjar.
Këshillë: Ekziston mundësia të kaloni bukur mjaft të doni dhe të dini të përfitoni nga momentet.
LUANI
Gushti është muaj pushimesh, por nuk dihet nëse do të keni mundësinë t’i shijoni pasi jeni në një fazë rishikimi dhe rivlersimi të gjërave si në sferën profesionale ashtu dhe në atë personale. Në veçanti, ju të lindurit në 3-4 ditët e para të shenjës do të jeni në një periudhë ndryshimesh dhe do të keni tendenca të çliroheni nga çdo “prangë”. Prandaj do të ishte mirë të ruani gjakftohtësinë dhe të kujdeseni për veten. Në sektorin financiar shmangni teprimet dhe rregulloni çështjet e së kaluarës, ndërsa interes të veçantë ka jeta juaj sentimentale me persona të rinj apo nga e kaluara do të bëjnë zemrën tuaj të rrah fortë.
Këshillë: Shmangni ekzagjerimet.
VIRGJËRESHA
Mos lini pas dore pushimet tuaja, por kujdesuni të gjeni vende të qeta, pasi do të keni mundësi jo vetëm të çlodheni por edhe të rishikoni situatat dhe të mendoni në lidhje me planet e biznesit apo të punës për të ardhmen. Në këtë drejtim do të ndihmoj dhe fakti që gjatë kësaj kohe keni një tendencë të qëndroni vetëm. Nga data 7 gusht financat tuaja do të fillojnë të përmirësohen për disa prej jush,do të merrni të ardhura të vonuara apo të ardhura që ju detyrojnë të tjerët.
Këshillë: Kujdesuni për shëndetin tuaj mendor dhe fizik.
PESHORJA
Gjatë kësaj periudhe jeta juaj sociale është mjaft interesante pasi jeni duke takuar miq që keni kohë pa i parë por dhe duke bërë njohje apo miq të rinj. Mos u riktheni në lidhje apo në situata të cilat kanë provuar në të kaluarën që nuk e meritojnë, sepse pasojat për psikologjinë tuaj do të jenë pak të dhimbshme më vonë. Shumë shpejt, me kalimin e guvernatorit tuaj Venus në shenjën tuaj në 7/8, jeta juaj sentimentale do të bëhet më e bukur edhe pse mund të hasni vështirësi. Përpiquni të mos hyni në marrëdhënie financiare me miqtë, pasi mund të krijohen probleme të cilat do të udhëheqin në zhgënjim apo konflikte.
Këshillë: Kujdesuni për veten dhe paraqitjen tuaj.
AKREPI
Muaji fillon me shumë përgjegjësi, bëhet fjalë për probleme dhe punime në shtëpi ose për një lëvizje (të ndërroni vend banimi), ose përgjegjësi dhe probleme në fushën profesionale ndoshta dhe ndryshime në marrëdhëniet dhe bashkëpunimet tuaja. Është e nevojshme në këtë kohë të ruani gjakftohtësinë dhe të kontrolloni sjelljen tuaj kryesisht ju të lindurit në 3-4 ditët e para të shenjës. Nga data 7/8 psikologjia juaj do të filloj të ndryshoj dhe do të ndjeni fort dëshirën për të kaluar sa më bukur. Sigurisht do të keni tendencën të gjendeni larg pushimeve të zhurmshme, me shoqërinë e një libri së bashku me të dashurin apo të dashurën tuaj.
Këshillë: Shmangni ekzagjerimet.
SHIGJETARI
Optimizmi dhe dëshira për të shijuar jetën ju karakterizojnë në këtë periudhë, duke patur mundësinë të kaloni pushime të këndshme, të bukura dhe zbavitëse në të njëjtën kohë. Në fushën profesionale do të keni shanse dhe favorizim dhe ndoshta do të përfitoni nga bashkëpunime të vjetra apo supozime dhe çështje të harruara në “sirtar”. Përpiquni të mos impononi mendimin tuaj dhe tregohuni më elastik, pasi duke dëgjuar të tjerët zgjidhja mund të gjendet më lehtë. Përfitoni nga shanset dhe favorizimi në datën 7/8 duke shmangur ekzagjerimet.
Këshillë: Shmangni sportet dhe aktivitetet e rrezikshme gjatë pushimeve.
BRICJAPI
Fillimi i muajit ju gjen të preokupuar me çështje ekonomike, të cilat ju stresojnë dhe ju shkaktojnë një ndjenjë pasigurie. Sigurisht që do të gjendet zgjidhje për problemet e mësipërme, mjaft që të mendoni mirë lëvizjet tuaja dhe të gjeni personat e përshtatshëm që do t’ju ndihmojnë. Favorizim dhe perspektiva do të karakterizojnë sektorin profesional nga data 7 gusht por natyrisht nuk do të mungojnë dhe problemet në vijim, të cilat me durim dhe tolerancë do të zgjidhen dhe do të arrini rezultatin e dëshiruar. Kujdes duhe të tregoni dhe në marrëdhëniet financiare me miqtë pasi shumë do të jenë ata të cilët do të duan t’ju ndihmojnë por nuk do të mungojnë dhe ata që do të duan të përfitojnë prej jush.
Këshillë: Kujdes në financat tuaja.
UJORI
Gushti fillon me detyrime dhe tensione, kryesisht për ju të lindurit në 3-4 ditët e para të shenjës, duke e bërë planifikimin e pushimeve të vështirë ose të pamundur. Do të përjetoni situata shpërthyese dhe do të riktheheni në situata të së kaluarës në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve por ndërkohë gjërat përmirësohen nga data 7 gusht, mjaft që të ndërgjejgësoheni se ndryshimet janë të pashmangshme dhe t’i pranoni duke kontrolluar reagimet tuaja. Në sferën sentimentale do të keni mjaft shanse, por jo thelbësore.
Këshillë: Mos ekzagjeroni situatat.
PESHQIT
Të stresuar me angazhimet e jetës së përditëshme dhe me çështjet e punës, si dhe me plot mendime dhe rivlersim të marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve ju gjen fillimi i gushtit. Nuk përjashtohet që disa prej jush të keni probleme të vogla shëndetësore, të cilat ju kanë shqetësuar dhe në të kaluarën dhe që mund të kenë rrënjën e tyre në psikologjinë tuaj jo të mirë. Nga 7 gushti skena do të ndryshojë dhe do të gjeni mënyrën për tu çlodhur apo do të keni tendenca dembelizmi edhe pse për pak.
Këshillë: Mos lini pas dore pushimet duke i dhënë vëmendjen e duhur vetes. /revistawho.com