Me siguri e njihni Xhimi Beqirin, parukierin e njohur që drejton ‘Select 1 Hair Studio’ me vendodhje në rrugën e ‘Myslym Shyrit’. Ai ka marrë famë për punën e shkëlqyer që bëjnë në studion e tyre, ku kurohet imazhi me metodat më të mira dhe me risitë më të fundit të fushës. Së fundmi, Xhimi ka publikuar foto nga panairi i fundit i profesionistëve ku ka marrë pjesë. Nga Bologna në panairin e ‘Cosmoprof Italia’ ku janë të ftuar përfaqësuesit më të mirë të fushës së parukerisë nga e gjithë bota, parukieri i njohur ka ndarë metodat e tij dhe është duartrokitur nga kolegë dhe të pranishëm. Në foto të tjera ai është shfaqur krah Sofie, një nga emrat më të njohur në Los Angeles për parukerinë.
https://www.instagram.com/p/BvKbCIhgwxL/
Panairi në fjalë është më i madhi dhe më i rëndësishmi për fushën e parukerisë. Për Xhimin dhe bashkëshorten e tij Klodianën që punon bashkë me të, kjo nuk është hera e parë që marrin pjesë në këtë show dhe me siguri nuk do të jetë e fundit.
https://www.instagram.com/p/BvFGOxwg99Y/
Puna e bërë me pasion ka arritur rezultate shumë të mira, jo më kot mund të themi që jemi me fat për profesionistët që kemi. /revistawho.com