Oliver Hoare, i njohur si i dashuri i Princeshë Dianas, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Eksperti i artit, i cili është përfolur për një lidhje dashurie me Princeshë Dianën, ishte mik i ngushtë i Princit Charles dhe familjes mbretërore. Mediat britanike raportojnë se Hoare ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me kancerin.
Oliver Hoare u bë i njohur në të gjithë botën pasi flitej se kishte pasur një lidhje me bashkëshorten e Charles në vitin 1992. Hoare në atë kohë 46 vjeç, 16 vjet më i madh se princesha dhe të dy kishin shprehur dëshirën për të jetuar së bashku në Itali. Marrëdhënia e tyre përfundoi kur bashkëshortja franceze e Hoares, Diane de Vvaldner, e kërcënoi Oliver-in me divorc./reviostawho.com