Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva! 14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij! 14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar. 14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in! 14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk? 14/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pas bisedës së banorëve për Big Brother VIP, ka dy fjalë dhe Lori Hoxha!

04/03/2023
in Breaking News
Reading Time: 3 mins read
A A
Pas bisedës së banorëve për Big Brother VIP, ka dy fjalë dhe Lori Hoxha!

Lori Hoxha ka publikuar një video teksa banorët bisedojnë për famën e madhe që u dha “Big Brother VIP” dhe në të dëgjohet Luizi i cili thotë se meritën më të madhe për këtë e ka ky program. Pas këtyre fjalëve, Lori Hoxha ka reaguar me një postim në Instastory ku shprehet se nuk ka qenë e lehtë rrugëtimi me një format të tillë televiziv, por kur dëgjon këto fjalë lumturohet për suksesin e arritur dhe faktin që banorët e vlerësojnë.





Big Brother VIP është një nga produksionet më të bukura dhe më të vështira që Top Channel ka dhe vetëm grupi që punon për të 24 orë në ditë për muaj të të tërë mund ta kuptojë. Megjithatë, kohët e fundit kam ndjerë që tek ta presioni që vjen me audiencën gjigande që ky program kap është shpeshherë e vështirë për tu kapërcyer dhe të sharat e vazhdueshme nga publiku i thjeshtë, por edhe ai mediatik janë të rënda për tu përtypur. Të arrish këtë lloj suksesi ka të mirat dhe të këqijat e veta, por ajo që nuk duhet harruar për tu përmendur është merita. E shoh që gjurulldia e madhe që krijohet sfumon fjalët e mira që mund të thuhen në përditshmëri sepse kritika ndonjëherë është më e zhurmshme, por dua të marr kohën për të falenderuar publikisht të gjithë grupin e bashkëpunëtorëve të mi në këtë produksion gjigant për punën e palodhur, por dhe forcën mendore që kanë për të përballuar kritikat, mallkimet dhe hetuesinë publike. Nuk ka qenë e lehtë dhe unë e di. Ne kemi një moto: ul kokën dhe puno. Nuk përbaltim punën e askujt dhe nuk përfshihemi në morinë e komenteve që vijnë nga komentues të thjeshtë, por edhe kolegë. Fjalët e banorëvë ne video vijnë si një përqafim në këtë pikë të punës kur audienca është maksimale, por një pjesë e shoqërisë dështon së vlerësuari spektaklin dhe preferon të bëjë atë që rëndomtë e çon vendin tonë në vështirësi, të mendojë që punën e tjetrit di ta bëjë më mirë. Më lumturon të dëgjoj po ashtu fjalët e Luizit dhe vlerësimin që i jep medias që po e mbështet se jo pak herë ndodh që personazhet që bëhen pjesë në një program të suksesshëm mendojnë që janë më të rëndësishëm se platforma që i jepet dhe pasi i marrin më të mirën, mundohen ta shkelin. Unë kam një besim të madh që gjërat e mira nuk bëhen vetëm dhe mirënjohja të vlen gjithmonë. Top Channel i ka dyert e hapura për të gjithë që ruajnë të njëjtat vlera në të cilat ai është ndërtuar, dashuria për të bukurën, dëshira për të punuar, shpresa për të ardhmen dhe vullneti për të menduar përtej. Në 22 vitet e kaluara Top Channel ka dëshmuar se si bëhet më së miri një spektakël dhe nën kujdesin e tij kanë lindur dhe janë rritur disa nga personazhet më të dashur shqiptar që sot janë më të mirët në atë që bëjnë. Janë krijuar po ashtu fenomene sociale që kanë arritur të sfumojnë edhe vështirësitë më të mëdha, duke i dhënë kështu një produksioni televiziv fuqinë për të lehtësuar realitetin në ato orë transmetimi. Kjo meriton një duartrokitje publike sepse Big Brother mbaron, por mirënjohja dhe njerzillëku mbeten…


ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!
Breaking News

Kur Beyoncé pret flokët, e gjithë bota sytë nga diva!

14/02/2026
Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!
Breaking News

Një Shën Valentin me emocione të reja për Erik Lloshin dhe gruan e tij!

14/02/2026
“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.
Breaking News

“Arratiset” Kristi! Banori kapërcen murin e BBVA5, rikthen “Gjestin” e sezonit të shkuar.

14/02/2026
“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!
Breaking News

“Po këta ç’duan bashkë?”, dashuria e Lana Del Rey që po sfidon Hollywood-in!

14/02/2026
1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?
Breaking News

1 milion dollarë për një foto me aktorin e njohur turk?

14/02/2026
“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!
Breaking News

“Çike-çike”, Bebe Rexha i këndon botës shqip!

14/02/2026
Next Post
Gazetari akuzon Pique-n: Për pak sa nuk më përplasi me makinë dhe më kërcënoi

Gazetari akuzon Pique-n: Për pak sa nuk më përplasi me makinë dhe më kërcënoi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera