Balenciaga godet sërish! Shtëpia e modës bëri bujë me çantën që dukej si një qese mbeturinash me një çmim 1790 dollarë. Por tani është shpikur çudia e rradhës. Balenciaga ka nxjerrë në shitje një palë vathë që duken si lidhëse këpucësh, të cilët kushtojnë 250 dollarë. Kompania është përballur me reagime të ashpra për këto vathë dhe thuhet se ka vendosur t’i heqë nga koleksioni i fundit. Ndërsa çanta e famshme vazhdon të qarkullojë e madje e përdor edhe Kim Kardashian. Nuk dihet nëse edhe vathët do ja shohim ndonjë personazhi të njohur.
View this post on Instagram