Chiara Ferragni bëri xhiron e rrjetit javë më parë kur veshi një bluzë rozë që lidhet në dy anët nga nje kapse e hollë dhe dekolteja është goxha e dukshme, e markës jacquemus.
Komenti që bëri bloggerja italiane asokohe i hapi rrugë dhe parapriu gjithë fjalët ofenduese ndaj saj, për veshjen aspak etike për një nënë. Megjithatë, Chiara njihet për injorimin e mirë ndaj të tilla situatash.
Sot, Aurela Hoxha veshi të njëjtën bluzë dhe fotot e saj po bëjnë xhiron e rrjetit. Seksi si përherë, modelja është komentuar shumë. Aurela u bë nënë në fshehtësi 6 muaj më parë dhe që prej asaj kohe, fotot e saj provokuese dhe veshjet seksi nuk kanë munguar në Instagram, as me të voglin e saj në krah.
https://www.instagram.com/p/CWyfgdbqwbO/?utm_medium=copy_link
Edhe mamatë ndihen seksi dhe këtë e tregojnë siç duhet pa marrë parasysh gjykimet./revistawho.com