Pak javë më parë Ilir Shaqiri dhe bashkëshortja e tij kurorëzuan dashurinë e tyre për herë të dytë me një dasmë përrallore. I ftuar në emisionin “Rudina” Iliri u shpreh se tashmë pas dasmës ai dhe Emanuela po planifikojnë të kenë një fëmijë tjetër. Balerini është baba i një vajze, Emilit por kësaj here dëshiron një djalë.
“Unë shpresoj që kjo të ndodhë dhe për këtë jam duke gjuajtur shumë peshq. Të trashëgohemi me një djalë”, tha Iliri.